Emisionet

I ftuar sot në “Opinion” kryeministri Edi Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:07 - 02/09/21 |
Opi Nion

I ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme do të jetë kryeministri i vendit Edi Rama.

Kjo është dalja e parë mediatike e tij pas prezantimit të kabinetit Rama 3.

Përballë një paneli gazetarësh, kryeministri Rama do të flasë për krijimin dhe prezantimin e qeverisë së re dhe ardhjen e strehimin e emigrantëve afganë në vend.

Ndër të tjera pritet të diskutohet gjithashtu edhe për çështjen e “Open Balkan” dhe raporti që kryeministri ka me homologun e tij në Kosovë Albin Kurtin.

Ju ftojmë sot të ndiqni emisionin “Opinion” nga Blendi Fevzi në orën 21:00./Opinion.al

Pas