Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I drejtohem me mish e shpirt Arta Markut. Të zbardhë të vërtetën! Vajza nuk u vetëvra”, rrëfimi rrënqethës i nënës së Ledionës

2018/05/08 at 2:19 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
“I drejtohem me mish e shpirt Arta Markut. Të zbardhë të vërtetën! Vajza nuk u vetëvra”, rrëfimi rrënqethës i nënës së Ledionës

Historia e Valbona Mekos është e rëndë. Ajo kërkon drejtësi për vajzën që i vdiq ditën e operacionit. Ekspertiza mjeko ligjore ka nxjerr si shkak helmimin me fostoksine, por e ëma e Ledjona Mekos, nuk e pranon: Ajo thotë se vajza vdiq pak minuta pas operacionit dhe ka mesazh të forte per kryeprokuroren Arta Marku.


E bija u nda nga jeta më 6 korrik të vitit 2016  në moshën 23 vjecare, menjëherë sapo kishte dalë nga një operacion, ku kishte hequr apendesidin. Por tre muaj pas vdekjes, ekspertiza mjeko-ligjore kishte nxjerrë se vajza kishte vdekur për shkak të vetëhelmimit me fostoksinë.

Nëna e Ledjonës, Valbona edhe sot pas dy vitesh gati nga vdekja e vajzës nuk i ka hequr të zezat. Ajo ka ardhur në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 për të rrëfyer dhimbjen e saj të madhe dhe për të kërkuar drejtësi. Valbona thotë se vajza e saj nuk është vetëhelmuar me fostoksinë, duke treguar dhe faktet, raporton “BalkanWeb”.

“Atë ditë u ngritëm me çunin se djali do ikte në punë në Tushemisht. Vajza flinte. Gjithë natën në gjumë. Më pas u çua vajza për të ikur në tualet. Më tha se më duket sikur më është bërë një prag në krahë të djathtë. Më duket se po më ngacmon apendiciti. Po çalonte dhe tha mu mpi këmba. E çova në tualet, mezi e ngritëm me djalin dhe e shtrimë në krevat. Mora diçka të ftohtë nga frigoriferi dhe ia vendosa. I thashë djalit ta çojmë me makinën e punës së djalit. E çuam në urgjencë. Ishte ora kur ndërroheshin turnet. Ikte me avash makina sepse vajza kishte dhimbje në krahë të djathtë. E çova atje dhe më thanë çfarë ka vajza. Iu tregova e thanë që do i bëjmë analiza. Nuk kishte të vjella. I bën vetëm një qetësues. Por vajza ishte e vetëdijshme. Doktoresha e turnit e vizitoi i bënë qetësues dhe nuk i pushuan dhimbjet. Thanë ta çojmë për analizat. Unë se çoja dot sepse nuk lëvizte dot se e kishte këmbën e mpirë. Shkova i thashë laborantes. Ia çova dhe mjekes analizat. Iu kërkova që t’i bënin eko që mos ta fusja në operacion për apendicitin. I bëra dhe ekon e kirurgu më tha direkt në sallë operacioni. I jepja vajzës zemër, që të shpëtosh i thosha, por e ndieja që diçka po më shkëputej”, tregoi mes lotësh nëna.

Ajo tha se pasi doli nga operacioni vajza ndihej keq.

“Ishim shumë të gëzuar se vajza kishte dhe një rast të mirë, dhe vajzës i pëlqente dhe nuk e prisnim këtë. Isha e vetme në spital se djalin e dërgova në punë. Po prisja pas dere, doli një infermiere e tha se po bëhet qepja, asgjë nuk kishte thjesht i hoqëm apendicitin, shumë mirë është. Pastaj doli vajza e çuan në dhomë, ishte në narkozë. Dhoma e vajzës nuk ishte asnjëherë pa personel. E çova drejt vdekjes me dorën time. Po i flisnin vajzës që të përmendej. Erdhi doktori që bëri operacionin tha të shkuara vajzës, doli shkëlqyer, tani na ftoni në dasmë. Operacioni zgjati një çerek ore. Dhe rreth çerek ore ndenji gjallë vajza.

Kam thirrur kirurgun që ishte në operacion, jo ai që e bëri i thashë hajde shikoje pak vajzën se po lëviz shumë. Më tha është normale. Pa kthyer shpinën mjeku, vajza më thoshte që mi fry plagës se po më djeg, dhe në një anë po i fryja, në një anë po i mbaja dorën. Më pyeti për babain, për vëllain pastaj më lëshoi dorën. Iku”, tha nëna e 23-vjeçares

Valbona përpiqet të kujtojë ato momente dhe thotë se mbërritja e policisë dhe njerëzve të afërt ishin dëshmi e qartë e asaj që kish ndodhur.
E tronditur ajo dhe familjarët u vunë në kërkim të së vërtetës. Mjekësia ligjore tha se vdekja ishte shkaktuar si pasojë e vetëhelmimit me fostoksinë. Kjo për familjen Meko ishte një vdekje e dyte.

“Nga mjekët i ishte thënë vëllait tim se kemi konstatuar një mpiksje në tru. Kurse tre muaj pas vdekjes së vajzës, ekspertiza mjeko-ligjore nxori që vajza ishte vetëhelmuar me fostoksinë. Ai ishte ekzekutimi i dytë për familjen time. I thashë prokurorit më ndihmo. Ti mund të kesh ndërruar 7 kollare dhe të jesh shumë i rëndësishëm por unë po të flas si baba. Unë nuk kam lekë, ato pak që kisha nxora vajzën nuse, po do shesh organet e mia për të nxjerrë të vërtetën”, tregoi Valbona.

Për familjen Meko e vërteta nuk mundet kurrë të jetë e tillë dhe të gjitha faktet tregojnë qartë që ky version është i rreme. Nëna e 23-vjecares kërkon të zbardhet e vërteta dhe mbi kujtimin e së bijës të mos rëndojë një peshë kaq e rëndë, madje më e rëndë se vetë vdekja.

Ledjona jetoi pak, por e donte shumë jetën dhe njerëzit ndaj iu falte atyre veç buzëqeshje dhe dashuri. Nëna e saj ka bërë një betim dhe do t’i shkojë deri ne fund së vërtetës, jo për të vrarë njerëz, por për të vënë në vend dinjitetin e Ledjonës së saj të shtrenjtë.
“I drejtohem me mish e shpirt Arta Markut. Të zbardhë të vërtetën time, të gjendet drejtësia. Nëse nuk zbardhet drejtësia do bëj vetëgjyqësi vetë”, thotë nëna e Ledjonës.



Ju sugjerojmë

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës
Aktualitet

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës

13 Qershor, 2026 6:43 pm
Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin
Kryesore

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin

13 Qershor, 2026 2:05 pm
QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani
Aktualitet

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani

13 Qershor, 2026 12:41 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

13 Qershor, 2026 12:16 pm
Rama me furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit në Shqipëri e moderuar
Aktualitet

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim strategjik për turizmin dhe qarkullimin

13 Qershor, 2026 11:46 am
Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar
Kronikë

Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar

13 Qershor, 2026 11:42 am
Para
Lori Hoxha poston foton pa make up dhe e flokë të çrregullta, ja si duket ajo

Lori Hoxha poston foton pa make up dhe e flokë të çrregullta, ja si duket ajo

Shifrat: Shqiptarët konsumatorë të mëdhenj ilaçesh

Qindra të sëmurë përjashtohen nga rimbursimi/ Vasili: Skandal, lista e barnave u miratua natën, në fshehtësi

Reagimi i presidencës: Raporti i FH u keqpërdor, keqardhje

Meta në krah të ministres, Gjonaj: KLD duhet të shkarkonte gjyqtarët me shkelje flagrante
















TE FUNDIT

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
13 Qershor, 2026

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit....

Lexo më shumë

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
13 Qershor, 2026

Pas përfundimit të fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, qytetarët janë përhapur nëpër rrugët e Tiranës, me protestuesit që janë duke...

Lexo më shumë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
13 Qershor, 2026

Sali Berisha, në një takim me fermerët në Cërrik, i bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të pamundurën për...

Lexo më shumë

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
13 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga thirrjet për bojkotin e koncertit të Ylli Limanit për të reaguar sërish për protestën qytetare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}