Kronikë

I dënuar për trafik droge, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari


               Publikuar në : 11:51 - 08/03/20 |
Opi Nion

Një 39-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Italia drejtë Shqipërisë, pasi rezulton i dënuar nga drejtësia shqiptare.

Mësohet se i ekstraduar është Bashkim Demrozi i lindur në Kavajë. Demrozi është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me 8 vjet burg, për akuzën “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Por, pas apelimit, Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burg.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në vitin 2014,  në qytetin e Durrësit, gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtohej nga shtetasi F. D., i cili do udhëtonte nga Durrësi në Bari, u gjetën dhe u sekuestruan 332 kg cannabis sativa.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Bashkim Demrozi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime për gjetjen dhe trafikimin e lëndës narkotike./ Opinion.al

Pas