Kronikë

I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, lirohet nga burgu i Italisë vëllai i Safet Bajrit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:45 - 01/10/22 |
Opi Nion

Është liruar nga burgu në Itali Ilir Rustemi Bajri, vëllai i Safet Bajrit. Ai u ekstradua në muajin mars në shtetin italian pasi ishte dënuar për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas gazetares Klodiana Lala Bajri ka mbërritur në Shkodër 3 javë më parë.

Në muajin mars Bajri, u ekstradua drejt Italisë teksa po vuante denimin në burgun e Lezhës. Ekstradimi u krye pasi ishte dënuar me 5 vite e gjashtë muaj burgim në Itali. Kujtojmë se Ilir Bajri u arrestua në vjeshtën e vitit 2018. Ai u deklarua fajtor për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe u dënua për këtë me 1 vit e 8 muaj burgim.

Kush është Ilir Rustemi (Bajri)

Ilir Bajri, i njohur ndryshe edhe si Ilir Rustemi, u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Oaz” që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018-ës.  Ai u akuzua për vepra të rënda kriminale. 

Sipas policisë së Shtetit, më datë 28.01.2000 në fshatin Dobraç ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër venale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

 

Pas