Policia në bashkëpunim me Interpol Tiranën ka arrestuar një 34 vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Mësohet se në pranga ka rënë Vis Lika alias Admir Rrika, banues në Kurbin.
Gjykata e Apelit Firenze, Itali e ka dënuar 34-vjeçarin, me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Arrestimi i këtij shtetasi është provizor, pasi vijojnë veprimet procedurale, nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.