Kronikë

I dënuar me 9 vite burg për grabitje, ekstradohet 37-vjeçari


               Publikuar në : 15:05 - 25/01/20 |
Geljano Fataj

Një 37-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania. Elton Sako duhet të vuaj dënimin në Shqipëri me 9 vite burg.

Elton Sako, në bashkëpunim me Serxho Muho dhe Luan Maçin në vitin 2012 kanë hyrë në banesën e shtetasit Veledin Brahimi për ta vjedhur, ndërsa aty kanë gjetur vajzën e tij të mitur 13-vjeçare.

Nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur një sasi bizhuterish.

Vajza e mitur është gjetur nga prindërit në shtëpi në gjendje shoku. Fillimisht janë arrestuar Serxho Muho dhe Luan Maçi, ndërsa Elton Sako sapo mësoi arrestimin e shokëve të tij u largua nga Shqipëria./ Opinion.al

Pas