Bota

Video të frikshme/ Çfarë ndodh në qytetin kinez ku nisi virusi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:03 - 25/01/20 |
el ida

Koronavirusi, i cili ka përhapur panik në Kinë dhe në shumë vende të tjera të botës duke shkaktuar 41 viktima dhe mbi një mijë të plagosur, ka bllokuar pjesën më të madhe të Kinës.

Vendi feston sot Vitin e Ri kinez në gjendje emergjence kombëtare, por autoritetet shtetërore në Kinë kanë anuluar çdo aktivitet festiv. Edhe pse është festa më e rëndësishme në kalendar, janë pezulluar fluturimet e udhëtimet jashtë vendit, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit dhe bllokimin e të prekurve.

Megjithatë, ai tashmë e ka kapërcyer Kinën pasi janë shënuar të prekur në Shtetet e Bashkuara, Singapor, Nepal, Tajlandë, Kore e Jugut, Francë, Angli, Malajzi etjerë.

Disa qytete janë mbyllur dhe lëvizja me transport publik, privat ose ajror është kudo e vështirë por situata më kaotike paraqitet në qytetin e Wuhan, aty ku u lokalizua virusi vdekjeprurës.

Mendohet se koronavirusi që sulmon rrugët e frymëmarrjes nisi në një treg që shet shpendë të gjallë, prodhime deti dhe kafshë të egra në këtë qytet dhe u përhap me shpejtësi në provincat përreth.

Qeveria ka nisur ndërtimin e një spitali të ri në Wuhan ndërsa spitalet aktuale, siç shihet në videot e mëposhtme janë të tejmbushura, ka panik, njerëz që shtrihen në dyshime, mjekë që rrëzohen dhe shumë maska./Opinion.al

1 2 3 4
<
>

Pas