Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I biri akuzohet për spiunazh në Shqipëri, Yuri Zorin tregon mesazhin e tij të fundit

2022/09/06 at 11:02 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I biri akuzohet për spiunazh në Shqipëri, Yuri Zorin tregon mesazhin e tij të fundit

Yuri Zorin, babai i Mikhail Zorin shtetasit rus të arrestuar në Gramsh, gjatë një interviste për Opinion.al ka mohuar  që i biri të ketë lidhje me shërbimet sekrete ruse.


Ndërsa pohon se ka udhëtuar drejt Shqipërisë, Zorin shprehet se nuk ka patur mundësi ta takojë të birin.

Lidhur me fotot, babai i të riut tha se djali i tij është i tërhequr pas objekteve të braktisura dhe punët i tij i reflekton në një blog.

Intervista e plotë

Cili është profesioni i djalit tuaj?

Djali im, Mikhail Zorin është diplomuar vitin e kaluar në Universitetin e Kimisë Teknologjike në Moskë. Ai ka një bachelor për materialet kimike dhe teknologjike. Më pas Mikhail vendosi të vazhdonte studimet e tij në Europë. Ai zgjodhi Pragën ku studio gjuhën çeke për një vit. Në Qershor të këtij viti ai hyri në Shkollën e Kimisë Teknologjike në Pragë për studimet master.

 A e dinit që djali juaj po udhëtonte në Shqipëri? Cila ishte arsyeja e këtij udhëtimi?

Në Korrik Mikhail nisi pushimet dhe vendosi të ndërmerrte një udhëtim në vendet e Ballkanit. Mikhailit i pëlqen turizmi i paorganizuar, pra të udhëtojë vetëm. Ai ka zakonisht një biçikletë, një çantë shpine dhe një çadër kampingu.

Mikhail është I pasionmuar pas eksplorimeve urbane, (Urbex më shkurt). Kjo ka të bëjë me një lloj studimi të objekteve industriale, të harruara dhe të ndaluara për pjesën tjetër të shoqërisë. Zakonisht ato janë fabrika të braktisura, miniera, bunkerë, etj. Ai ka një blog në rrjetet sociale dhe i publikon atje fotot e tij. Me sa kam dijeni edhe miqtë e tij i përkasin këtij komuniteti kërkuesish.

Shqipëria e tërhoqi Mikhailin për faktin se në territorin e saj ka shumë objekte, veçanërisht bunkerë të braktisur që janë ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë.

A kishit dijeni nëse në këtë udhëtim ai do të ishte vetëm apo i shoqëruar?

Deri në 17 gusht ai udhëtoi i vetëm dhe më pas takoi miqtë e tij, Svetlana dhe Fyodor. Ata vijuan udhëtimin drejt Greqisë së bashku, me makinë.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, a patët komunikim me djalin tuaj? Dhe nëse po, çfarë ju tha për qëndrimin këtu?

Ne kemi një lidhje të fortë në familje dhe që të katërt (gruaja ime, unë, djali më i vogël dhe Mikhail) komunikojmë rregullisht në Telegram përmes messengerit. Ai na solli një foto- reportazh të mirë mbi qëndrimin e tij në Shqipëri.

Veçanërisht kishte foto piktoreske të brigjeve pranë Vlorës, foto të rrugëve në Shqipëri, disa fshatra dhe sigurisht bunkerë të braktisur.

Gjatë komunikimit na foli me entusiazëm për njerëzit e mirë që takoi atje, të gatshëm gjithmonë për të ndihmuar nëse ishte nevoja dhe për ushqimin e mirë që servirej në fshatrat shqiptare.

Por çfarë mund të na thoni për faktin që ndaj tij këtu në Shqipëri ka një akuzë për aktivitet në shërbime inteligjente sekrete? A dini diçka rreth këtij fakti?

Në mënyrë kategorike mohoj çdo insinuatë që im bir të jetë rekrutuar nga ndonjë shërbim special rus apo nga ndonjë shërbim i ndonjë vendi tjetër. Ai nuk mund të ketë asnjë interes për to, sepse është ende një student dhe nuk është pjesë e ndonjë shërbimi sekret. Ai është një djalë i ri me pikëpoamje pasifiste që është ende duke e ndërtuar jetën dhe duke u përpjekur të marri një shkollim të mirë. Më vjen shumë keq që ushtarakët Albi Bici dhe Adrian Xhaka u palgosën gjatë incdidentit në uzinën e Gramshit. Do doja t’ju kërkoja ndjesë të sinqertë për veprimin e tim biri dhe t’ju uroj më të mirën.

A keni patur komunikim me djalin tuaj pas 21 gushtit?

Mesazhin e fundit nga Mikhail e morëm më 20 gusht rreth oës 2 pasdite. Ai na dërgoi foto ku na thoshte se binte shi dhe ai me miqtë e tij po qëndronin në makinë. Pas kësaj, komunikimi me Mikhail u ndërpre. Javën e shkuar unë isha në Tiranë dhe takova avokatin, zotin  Isuf Shehu që ka marr në mbrojtje djalin tim. Shpresova se do të më lejonin ta takoja djalin, por kjo nuk ndodhi.

A planifikoni të jeni në Tiranë për procesin gjyqësor të djalit tuaj?

Sigurisht unë do të përpiqem të vij në Shqipëri për procesin gjyqësor, sepse e gjithë familja është e shqetësuaër pë Mikhail. Por gjithçka do të jetë në varësi të shumë çështjeve teknike, si viza, etj. Në çdo rast, unë besoj tek ligji dhe e drejta dhe tek fakti se autoritetet kompetente do të ndjekin çështje dhe akuzat qesharake për spiunazh do të bien.



Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 7 shtator 2022

Mbërrin i nxehti Afrikan, sinoptikanët: Qershori temperatura deri në 38°C

Temperaturat deri në 34 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, ekspertiza: U shkaktua nga goditjet në kokë

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, ekspertiza: U shkaktua nga goditjet në kokë
















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com