Kronikë

Hyri në lokal me armë, arrestohet 38-vjeçari në Durrës


               Publikuar në : 08:55 - 19/02/20 |
xhu lia

Një 38-vjeçar në Durrës është arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje .Sipas njoftimit të bluve 38-vjeçari me iniciale A.S hyri në një lokal në Durrës me armë me vete. Kanë qenë personat e tjerë në lokal të cilët kanë lajmëruar blutë se në atë ambient ndodhej dikush i armatosur.

Pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj 38-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Ekol”, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg./Opinion.al/

Pas