Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hyri në burg kur ishte 16 vjeç dhe doli pas 32 vjetësh

2018/11/05 at 10:45 AM
në Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Hyri në burg kur ishte 16 vjeç dhe doli pas 32 vjetësh

Kujtim Aliaj, lindur më 10.7.1940 në Çorrush të Mallakastrës, nuk kishte mbushur as 16 vjeç kur u arrestua për herë të parë. Burgimi i gjatë i tij nisi në moshë të adoleshencës, vijoi me një dënim brenda në burg dhe përfundoi me një dënim tjetër për arratisje. Ëndërronte Britaninë e Madhe dhe Australinë dhe i iku jeta në skëterrat komuniste të Shqipërisë.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1956-1988: 32 vjet


-Mosha në fillim të dënimit: 16 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 48 vjeç

Dënimi i parë

Banonte në lagjen “1 Maji” të Fierit, punëtor krahu në fermën “Çlirimi” të këtij rrethi, kur nga vështirësitë e jetesës, mungesa e shkollimit sipas kërkesës së kishte, kërkon të arratiset nga atdheu, me synimin Britaninë e Madhe, te “armiku i popullit” Safet Abazi. Zgjedh kalimin në Greqi, por pikërisht në afërsi të Kakavijës, por kur ishte disa dhjetëra metra larg vijës së kufirit, më 28.6.1956 ndalohet nga forcat kufitare. Çështja u gjykua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës me qëndrim në Fier, e cila me vendimin nr.137, datë 19.9.1956 e deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 64-10, e dënoi me 5 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pjesshëm të pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.218, datë 15.10.1956 të Gjykatës së Lartë.

Dënimi i dytë

U dërgua për të vuajtur dënimin në kampburgun e Punëtorisë së Artizanatit në Tiranë. Në këtë vend, përveç të dënuarve politikë kishte plot të dënuar ordinerë, madje ishin shumica. Kjo është periudha kur të dënuarit ordinerë bëhen gati dyfishi i atyre politikë. Më 24.3.1958, Kujtimi kryen një vrasje brenda burgut, duke lënë të vdekur të dënuarin 24 vjeçar E.M, gjatë një përpjekje çnderuese të këtij të fundit në kapanonet e uzinës “Dinamo”, vrasje e cila nisi në kushtet e vetëmbrojtjes nga viktima agresor me vetë armën e ftohtë të tij. Me vendimin nr.25, datë 6.6.1958, në bazë të neneve 144 dhe 277 të Kodit Penal, Gjykata e Tiranës e dënoi me 25 vjet burgim .

Dënimi i tretë

Në vitin e shtatë të dënimit, Kujtim Aliaj u orvat të arratisej teksa vuante dënimin në kampin nr.309 Rubik. Tashmë 23 vjeçar, ai u përpoq të largohej së bashku me bashkëmoshatarin e tij Ahmet Manxhar Hoxha (nga Kolonja e Gjirokastrës) dhe 31 vjeçarin Demir Sinan Shkoza (nga Priska e Madhe Tiranë). Që të tre ishin njohur për dëshirën e zjarrtë për arratisje, pasi vinin me të njëjtat përvoja.

Më 19.11.1963 ata largohen nga kampi nëpërmjet telave të wc-së. Arrijnë të dalin jashtë rrethimit, por njëkohësisht diktohen nga rojet dhe fillon ndjekja e tyre. Te ura e Rubikut, Aliaj nuk mund të vazhdonte ecjen sepse ishte i sëmurë. Ngeli prapa, ndërsa dy shokët e tij ikën. U ndalua nga roja i natës më 20.11.1963.

Të dy shokët e tjerë, mundën të vijonin largimin në drejtim të maleve të Krujës. Ata u ndaluan pas 5 ditësh në kasollen e një çobani në Bruz Mal, i cili edhe i kallëzoi. Kujtim Aliaj deklaronte se do arratisej për kushtet e vështira dhe se e kishin demaskuar si “punëtor jo të mirë” në kamp. Dëshira e tij ishte të përfundonte në Australi, sipas këshillës së Demir Shkozës.

Përpara hetuesit kolonel Stavri Xhara, Aliaj shprehte dëshirën se donte të shkonte në Australi që të punonte dhe së paku të mbaronte shkollën e mesme e të fitonte një kulturë të përgjithshme. Hetimet për dënimin e tre të pandehurve u zhvilluan në Tiranë, por gjykimi u bë nga Gjykata e Qarkut Shkodër. Me vendimin nr.54, datë 21.12.1963 gjykata i deklaroi fajtorë në bazë të nenit 64-10 të Kodit Penal dhe i dënoi kështu të pandehurit:

-Demir Shkoza me vdekje, pushkatim

-Ahmet Hoxha me 25 vjet burgim

-Kujtim Aliaj me 25 vjet burgim

U la në fuqi me vendimin nr.1, datë 6.1.1964 të Gjykatës së Lartë. Demir Shkozës nuk iu fal jeta nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, i cili me vendimin e datës 2.3.1964 njoftoi refuzimin. Ahmet Hoxha u orvat për herë të fundit të arratisej nga Spaçi më 10.10.1978, por i diktua përsëri dhe u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 31.1.1979 në rrugën e Kaçinarit.

Nga Kastriot Dervishi

 

Etiketa: 16 vjec32 vjetekujtim aliaj


Ju sugjerojmë

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera
Kryesore

Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera

19 Qershor, 2025 12:10 pm
“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!
Sociale

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!

18 Qershor, 2025 3:11 pm
Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve
Kryesore

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve

18 Qershor, 2025 2:02 pm
Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE
Kryesore

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

16 Qershor, 2025 8:56 am
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035
Kryesore

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035

15 Qershor, 2025 8:16 am
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
Para
Drejtori i ARRSH: Tek Unaza e Re do shemben 317 shtëpi dhe biznese

Drejtori i ARRSH: Tek Unaza e Re do shemben 317 shtëpi dhe biznese

Euronews Albania, në të gjitha trojet shqipfolëse

Euronews Albania, në të gjitha trojet shqipfolëse

Angela Merkel po largohet, dhe po kështu dhe vizioni i saj për BE

Angela Merkel po largohet, dhe po kështu dhe vizioni i saj për BE
















TE FUNDIT

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet e..

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet e..
26 Qershor, 2025

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të...

Lexo më shumë

Denaj: Bujqve dhe blegtorëve do t’u njihen vitet e punës deri në vitin 1992

COVID-19/ Greqia ligj për punëtorët sezonalë nga Shqipëria
26 Qershor, 2025

Bujqit dhe blegtorët që kanë punuar në ndërmarrje bujqësore apo kooperativa deri në vitin 1992 do të kenë mundësi të...

Lexo më shumë

Ndryshon dënimi për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj, 100 orë pune shërbimi publik

Ryshfet për patentat e pezulluara, GJKKO merr vendimin për zyrtarët e policisë dhe sekserët
26 Qershor, 2025

Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj dënohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 100 orë punë në interes publik. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut të anulohet

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut të anulohet
26 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar që Izraeli ta falë kryeministrin Benjamin Netanyahu, ose ta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com