Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Euronews Albania, në të gjitha trojet shqipfolëse

2018/11/05 at 11:10 AM
në -Teknologji, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Euronews Albania, në të gjitha trojet shqipfolëse

Grupi “Euronews” dhe grupi “IN Media” njoftuan sot partneritetin e tyre për të lançuar Euronews Albania, televizionin dhe platformën dixhitale mediatike, që synon të arrijë qytetarët e Shqipërisë, si edhe banorët shqipfolës të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.


Me lançimin e Euronews Albania, grupi “Euronews” po fillon një rrugëtim të ri, duke krijuar një Euronews franchise për herë të parë. Ky partneritet tregon qartë objektivin strategjik tëEuronews-it për t’u bërë media numër një “glokale” në Europë dhe në botë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, në tetor 2018, grupi “Euronews” do të kontribuojë me ekspertizën e vet, si edhe me qasjen shumë kulturore që do të sjellë te media e re. Po ashtu, shprehja e të gjitha pikëpamjeve dhe pasqyrimi i pakrahasueshëm ndërkombëtar do të jenë garanci për cilësinë e shkëlqyer që do të ketë Euronews Albania. Nga ana tjetër, Euronews do të ketë mundësinë të përdorë mbulimin rajonal të Euronews Albania-s në të gjitha platformat e saj.

Michael Peters, Drejtori Ekzekutiv i Euronews, tha:

“Jemi vërtetë të emocionuar që kemi krijuar këtë partneritet me grupin “IN Media”, për këtë ndërmarrje kaq të rëndësishme për Euronews-in. Për herë të parë, ne po krijojmë një franchise, ekskluzivitet tëEuronews-it. Kjo është dëshmi e forcës sonë, e cila ka ardhur duke u rritur si rrjedhojë e disa ndryshimeve të rëndësishme që kemi bërë vitet e fundit. Ne vazhdojmë të rritemi si media “glokale”, duke qenë ndërkombëtarë në qasje e duke u qëndruar pranë audiencave lokale. Marrëveshje të tilla kontribuojnë drejt synimit tonë të palëkundur strategjik për ta bërë Euronews-in, median numër një glokale jo vetëm në Europë, por edhe në botë.”

Theodhori Cami, drejtuesi i “IN Media Group” u shpreh:

“Pas një rrugëtimi të gjatë negociatash, angazhimi dhe vendosmërie, jemi krenarë të shpallim krijimin e partnertitetit me Euronews-in, kanalin numër një të lajmeve në Europë. Merita për lançimin e Euronews Albania është jo vetëm e grupit “IN Media”, por edhe e të gjithë shqiptarëve që do të bëhen pjesë e një projekti krejtësisht të ri, themelet e të cilit gjenden tek ekspertiza dhe besueshmëria që gëzon ky kanal në të gjithë botën. Kjo është arsyeja pse ne do të ofrojmë një standard unik për median, si askund tjetër në rajon”.

Euronews Albania pritet të nisë transmetimet në vitin 2019, ndaj edhe janë bërë përpjekjet e para për gjetjen e profesionistëve më të mirë që ka vendi. Media e re do të krijojë vende të reja pune, pasi Euronews Albania do të ketë rreth 100 punonjës në momentin e nisjes së trasmetimeve.

Me këtë krijim të ri, lajmet do të ofrohen në mënyrë më të drejtpeshuar dhe më të larmishme se të gjithë transmetuesit e tjerë rivalë në Ballkan.

Grupi “IN Media Group”, i cili është krijuar në vitin 2013, transmeton në televizionin “IN TV”, kanalin e vetëm për të rinjtë në Shqipëri dhe radion “IN Radio 105.7”.

Euronews është kanali numër një i lajmeve në Europë, që arrin më shumë shikues në Europën kontinentale se të gjithë rivalët e vet. Sipas Indeksit Global të Internetit 2017, Euronews është i pranishëm në 450 milionë familje në të gjithë botën dhe ka 125 milionë shikues në muaj.

 

Etiketa: euronewsIN Media Groupshqiperitelevizion i riTV


Ju sugjerojmë

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Zvërneci, Rama për Reuters: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

8 Qershor, 2026 10:10 pm
Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

8 Qershor, 2026 8:41 pm
Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 8:34 pm
Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur

8 Qershor, 2026 7:19 pm
Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 6:40 pm
Rama pritet me protesta në Shkodër
Aktualitet

Rama pritet me protesta në Shkodër

8 Qershor, 2026 5:40 pm
Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri
Kryesore

Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri

8 Qershor, 2026 2:18 pm
PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve
Kryesore

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve

8 Qershor, 2026 1:24 pm
Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin
Kronikë

Vrasja me armë zjarri në Kamzës, identifikohet viktima

8 Qershor, 2026 12:32 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Kamëz

8 Qershor, 2026 12:06 pm
Para
Angela Merkel po largohet, dhe po kështu dhe vizioni i saj për BE

Angela Merkel po largohet, dhe po kështu dhe vizioni i saj për BE

U shit 234 mijë euro,ja çfarë shkruhej në letrën e vetëvrasjes së Bodlerit

U shit 234 mijë euro,ja çfarë shkruhej në letrën e vetëvrasjes së Bodlerit

Rama: Lleshi do drejtojë Ministrinë e Brendshme dhe nuk mbaron kaq!

Rama: Lleshi do drejtojë Ministrinë e Brendshme dhe nuk mbaron kaq!
















TE FUNDIT

Zvërneci, Rama për Reuters: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
8 Qershor, 2026

Në një intervistë të dhënë nga zyra e tij për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama u shfaq i prerë...

Lexo më shumë

Netanyahu: Lufta me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaruar ende

Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
8 Qershor, 2026

Benjamin Netanyahu pretendon se Irani dhe përfaqësuesi i tij, Hezbollahu, janë më të dobët se kurrë, dhe se Izraeli është...

Lexo më shumë

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
8 Qershor, 2026

Nga Arianit Shehu Për më shumë se 25 vite kam pasur privilegjin të drejtoj programe të financuara nga Qeveria Amerikane...

Lexo më shumë

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga Shkodra kritikave dhe akuzave të protestuesve ndaj qeverisë. Në fjalën e tij, në 35-vjetorin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}