Një artist i vërtetë është ai që edhe përse ka përjetuar një fatkeqësi ngjitet në skenë dhe performon! Kështu e prezantoi Ardit Gjebrea këngëtarin e rradhës së kategorisë “New Artist”, Kreshnik Alikaj.
Këngëtari kishte humbur mëngjesin e sotëm të atin, por e kishte përtypur dhimbjen dhe argëtoi të gjithë sallën e Pallatit të Koncerteve me këngën “Instagram”. E gjithë salla përkrahu këngëtarin, duke kërcyer bashkë me të!
Por gjatë performancës, asnjëri nga juria nuk votoi. Ata dhanë mesazhin e bardhësisë dhe paqes, duke shprehur ngushëllimin e tyre për humbjen e këngëtarit.