Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbi kujtesën për 6 muaj, Donika Mici tregon “ilaçin” që e shëroi 

2024/11/16 at 7:30 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Humbi kujtesën për 6 muaj, Donika Mici tregon “ilaçin” që e shëroi 

Kemi dëgjuar të thuhet që libri të shëron dhe kur përmendet kjo e fundit të gjithëve na shkon mendja tek shërimi i zemrës nga një lëndim apo ndarje dashurore. Por rasti personal i Donika Micit na dëshmon për diçka krejtësisht tjetër. Libri vërtet shëron! Libri shëron sëmundje! 


E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan duke folur se si libri i ka ndryshuar jetën, Donika Mici tregon një histori të veçantë ku libri në fakt asaj i riktheu memorien. Periudha e ngarkuar dhe stresi bëri që në vitin 2004, ajo të humbiste kujtesën për rreth 6 muaj. 

Donika tregon se mjekët dhe shumë ekspertë të huaj i sugjeruan që të lexonte. Kështu që ajo nisi të lexonte romane pafund dhe më shumë se 500 faqe çdo ditë. Donika Mici shprehet se ishte pikërisht libri që i riktheu memorien dhe kujtimet e viteve që i ishin fashitur. 

Donika Mici: Unë kam një histori shumë të bukur me librin dhe dua ta tregoj për shumë njerëz që kanë probleme shëndetësore nga memoria. Unë librin e kisha hequr nga dora që pas komunizmit pasi nisa një punë shumë të vështirë, shumë të ngarkuar dhe që isha e impenjuar totalisht. Mbaj mend që para komunizmit mblidheshim 3 veta në një zyrë dhe dikush lexonte kurse ne të tjerët e dëgjonim sepse ai libër pas disa ditësh duhej që të dorëzohej. 

Rudina Magjistari: Cili ka qenë profesioni yt përpara viteve ’90? 

Donika Mici: Unë kam qenë ekonomiste. Dhe kështu e shfrytëzonim atë kohën e vyer që kishim nëpër zyra, që dikush lexonte një libër shumë të bukur, ata librat “e verdhë” që them unë, kurse ne të tjetër e dëgjonim sepse nuk kishim luksin që ta kalonim nëpër duar. Por në vitin 2004 mbaj mend që pata një iktus cerebral nga stresi, puna dhe të gjitha gjërat dhe humba memorien për 6 muaj. Kudo që shkoja jashtë shtetit dhe më thanë që të sjellësh memorien e vetmja formë dhe mënyrë është që të lexosh sa më shumë. Them sinqerisht që lexoja 500 faqe në ditë, nuk mbaja mend asgjë. Poshtë krevatit tim u mbushën romane, normalisht romane të thjeshtë, të bukura me dashuri që të hynte diçka. Dhe unë pas 6 muajsh kam rikthyer memorien me librin. 

Rudina Magjistari: Uau çfarë historie kjo Donika. 6 muaj “black out” total? 

Donika Mici: Po nuk mbaja mend asgjë. 

Rudina Magjistari: Po të afërmit e tu? 

Donika Mici: I shikoja, por nuk mbaja mend. Numrat e telefonit që kisha të përditshëm dhe që punoja çdo moment nuk arrija dot t’i kujtoja. 

Rudina Magjistari: Kujtoje episode të mëparshme me fëmijët të paktën? 

Donika Mici: Kisha shumë mungesa, por brenda 6 muajve këto mungesa mu rikthyen me libër. Kam lexuar pafundësisht, nuk mbaj mend asgjë. Mund të kem lexuar 500 libra, por nuk mbaj mend asgjë nga ato që kam lexuar, duhet të rikthehem për t’i lexuar. Dhe kushdo që vinte në shtëpi më thoshte “të marr disa libra se i ke me kile”. Dhe unë fillova t’i falja. 



Ju sugjerojmë

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
Bota

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

6 Qershor, 2026 10:28 pm
Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
Bota

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

6 Qershor, 2026 9:25 pm
“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 9:15 pm
“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
Aktualitet

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

6 Qershor, 2026 9:11 pm
“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier
Aktualitet

“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier

6 Qershor, 2026 8:26 pm
Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty

6 Qershor, 2026 7:54 pm
Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 6:31 pm
UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
Aktualitet

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

6 Qershor, 2026 6:16 pm
Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin
Bota

Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin

6 Qershor, 2026 5:12 pm
Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin
Aktualitet

Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

6 Qershor, 2026 4:45 pm
Para
Përballja Shqipëri-Çeki, publikohen formacionet zyrtare 

Përballja Shqipëri-Çeki, publikohen formacionet zyrtare 

“Po flirton me Ramën dhe Erdogan”, Mitsotakis përjashton Samaras nga partia 

“Po flirton me Ramën dhe Erdogan”, Mitsotakis përjashton Samaras nga partia 

Zelenskiy: Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dhënë fund luftës vitin tjetër 

Zelenskiy: Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t'i dhënë fund luftës vitin tjetër 
















TE FUNDIT

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
6 Qershor, 2026

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është vënë sërish në provë, pasi forcat amerikane goditën dronë dhe...

Lexo më shumë

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
6 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka goditur përsëri me një video të re propagandistike për të lartësuar pranimin e tij...

Lexo më shumë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
6 Qershor, 2026

Ndryshe nga protestat politike, të cilat me kalimin e kohës humbasin pjesëmarrës dhe besueshmëri për shkak të zhgënjimit ndaj lidershipit...

Lexo më shumë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
6 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi të gjatë në platformën "X" lidhur me protestat kundër projektit të përfolur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}