Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, ku nënë e bir humbën jetën pasi ranë nga ura në lumin Osum.
Sipas tvklan.al, 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë lejen e drejtimit.
Mësohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit dhe paaftësia e saj për të manovruar.
Ashtu siç u pa edhe në video, 25-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke çarë kangjellat e urës e rënë në ujin e lumit Osum.
Paraprakisht, sipas ekspertizës mjeko ligjore vdekja e nënës dhe 6-vjeçarit është shkaktuar nga mbytja, si pasojë e qëndrimit të gjatë në ujë.