Aktualitet

Humbi jetën pas sfidës në “Tik-Tok”,çfarë shkruante në rrjetet sociale 13-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:41 - 21/11/21 |
Opi Nion

Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me vdekjen tragjike të 13-vjeçarit në fshatin Golem të Madh në Lushnje, i cili u gjet i vetëvarur në dhomën e tij.

I mituri u gjet i pajetë nga familjarët, pasditen e të shtunës, ndërsa dyshimet e para janë se 13-vjeçari e ka humbur jetën gjatë zhvillimit të një video në rrjetin social “Tik-Tok”.

Sipas “News24”, hetuesit kanë këqyrur përmbajtjet që 13-vjeçari shpërndante në profilin e tij në “Tik-Tok” ku rezulton se ai ka shpërndarë video, ku flitet për vetmi të thellë.

I mituri shkruante se “vetmi nuk do të thotë të jesh vetëm, por të kesh një zemër të vetmuar”, “jeta ime është mbushur me errësirë, prandaj unë rri në errësirë”. Ndërkohë në një tjetër video shkruante; “jetë pa lidhje, probleme pa zgjidhje, botë me shumë ngjyra, njerëz me dy fytyra”.

Nisur nga këto shprehje grupi hetimor ka dalë në konkluzion se 13-vjeçari ka kryer një vetëvrasje në kushtet e depresionit.

Ndërsa një nga shokët e 13-vjeçarit tregon se ai ka hipur në karrige, ka lidhur një spango në qafë dhe ka lëshuar karrigen. Fatkeqësisht, thika nuk ka arritur të presë spangon e lidhur në qafë dhe për pasojë 13-vjeçari ka humbur jetën.

Gjithashtu mësohet se i mituri ishte një nxënës shembullor dhe ishte zëvendës senator i klasës, por edhe një përdorues i rregull i rrjeteve sociale./Opinion.al

Pas