Sport

Humbet Spal, Ronaldo dhe Pjaniç mposhtin Etrit Berishën


               Publikuar në : 17:18 - 28/09/19 |
Opi Nion

Juventusi ka fituar ditën e sotme në Torino, duke mposhtur me lehtësi  Spal-in, skuadër në të cilën luan portieri i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha.

Kampionët e Italisë fituan me rezultatin 2-0, duke dominuar pjesën më të madhe të kohës së ndeshjes.

Golat u shënuan në minutën e 45-të nga Miralem Pjaniç dhe në 78-ën shënoi Kristiano Ronaldo. Portugezi tentoi të shënonte dhe në minutat e fundit të ndeshjes, por Berisha u tregua i vëmendshëm duke i bllokuar topin.

Pas fitores së sotme, Juventusi ngjitet përkohësisht në krye të Serisë A në kuotën e 16 pikëve./ Opinion.al E.Xh.

Pas