Te Fundit

Humbën rrugën në Llogara, policia jep informacion për çiftin e turistëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:00 - 05/04/21 |
Opi Nion

Janë lokalizuar dy turistët holandezë të cilët kishin humbur kontaktet, rrugën dhe orientimin teksa eksploronin shtigjet në Qafën e Thellë në Llogara.

Policia nisi kërkimet që prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa mesditën e sotme u bë e mundur gjetja e tyre. Aktualisht po bëhet transportimi i çiftit pranë Parkut të Llogarasë.

“Si rezultat i kërkimeve të pandërprera, u bë i mundur lokalizimi dhe marrja e kontaktit me dy turistët në vendin e quajtur “Qafa e thellë”, Llogara.

Aktualisht po bëhet transportimi i çiftit pranë vendndodhjes së tyre në Parku e Llogarasë.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar shërbimet e kërkimit që iu erdhën në ndihmë”, thuhet në njoftimin e Policisë./Opinion.al

Pas