Kronikë

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me trafikndarësen, ndërron jetë 40-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:40 - 26/07/22 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në autostradën Morinë-Kukës. Policia bën me dije se duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, I.M.,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar rëndë dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.

E plagosur ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 25.07.2022, në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

Pas