Aktualitet

Humb jetën nga COVID-19 drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:17 - 02/12/20 |
Opi Nion

Koronavirusi i ka marrë jetën, Arianit Alliut, drejtor i Pallatit të Kulturës në Librazhd.

Mësohet se Alliu 46-vjeç prej disa ditësh ishte shtruar në spital dhe nuk ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Alliu ishte një prej organizatorëve kryesorë të aktiviteteve kulturore e artistike në qytetin e Librazhdit. Ai ka marrë pjesë në shumë festivale në Shqipëri, Diasporë, Ballkan dhe Europë.

Sipas shifrave të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, në javët e fundit vihet re rritje e numrit të rasteve ditore të infektimeve me COVID  si dhe e numrit të viktimave

Djitën e djeshme kanë rezultuar pozitive 832 raste në të gjithë vendin, ndërsa humbën jetën 12 persona./ Opinion.al

Pas