Bota

Studimi: Personat me astmë kanë më pak mundësi të preken nga COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:54 - 02/12/20 |
Opi Nion

Një studim i kryer nga një grup ekspertësh izraelitë ka dalë në përfundimin se personat që vuajnë nga astma janë 30% më pak të rrezikuar të preken nga Covid-19.

Nga 37 mijë persona që morën pjesë në studim, ekspertët zbuluan se pozitiviteti te personat astmatikë është më i ulët sesa te personat që nuk vuajnë nga kjo sëmundje.

Autorja e këtij studimi, Eugene Merzon u shpreh për “Jerusalem Post” se ekzistojnë tre hipoteza pse pacientët me astmë mund të mos infektohen me COVID-19.

E para është fizike: Astma shoqërohet me zvogëlim të konsiderueshëm të receptorëve të angiotenzinës në mushkëri, proteina që siguron hyrjen e  COVID-19 në organizëm për të infektuar qelizat njerëzore.

E dyta është sociologjike: Njerëzit që vuajnë nga astma kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga raste të rënda të COVID-19. Ata respektojnë udhëzimet e  Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat përfshinë mbajtjen e maskave, distancimin shoqëror dhe mirëmbajtjen e higjienës.

Ndërsa faktori i tretë lidhet me ilaçet anti-inflamatore që këta persona përdorin. Rezultatet e këtij studimi bënë që ekspertët t’iu bëjnë thirrje këtyre personave që të vijojnë të marrin ilaçet e rekomanduara gjatë pandemisë COVID-19./ Opinion.al

Pas