Ish-futbollisti i kombëtares së Italisë dhe Juventusit, Gianluca Vialli ka vdekur në moshën 58 vjeçare. Njeriu i shumë sukseseve ndodhej në Londër ku po kurohej në një klinikë për kancerin pankreatik.
Deri në dhjetor ai ishte ndihmës i Roberto Mançinit te Italia ndërsa në nëntor ishte edhe në Shqipëri kur u luajt ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë.