Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humb betejën me kancerin 4 vjeçarja që përloti botën

2016/11/21 at 9:11 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Humb betejën me kancerin 4 vjeçarja që përloti botën

“I thashë që nuk kishte problem nëse mbyllte sytë dhe flinte gjumë dhe e putha…”


Një vajzë 4-vjeçare, e cila rrëmbeu zemrat e miliona njerëzve nëpër botë, ndërroi jetë pasi humbi betejën me kancerin.

Jessica Whelan tërhoqi vëmendjen e publikut kur i ati, Andy Whelan publikoi foton e saj, ku e vogla shfaqej në dhimbje të papërshkrueshme teksa luftonte gjendjen e saj terminale.

4-vjeçarja nga Osëaldtëistle, Lancashire u diagnostikua me neuroblastoma të gradës së katërt, në Shtator të vitit të shkuar.

Të panjohur nga e gjithë bota dhuruan më shumë se 97 mijë paund për të, që ajo të kishte një shans të fundit për të shijuar javët që i kishin mbetur për të jetuar, por 4 – vjeçarja u shua tragjikisht mëngjesin e së dielën.

3-1479711947-3461825

Babai i Jessica, i cili e ka dokumentuar vuajtjen e saj në internet, për të rritur ndërgjegjësimin sa i përket kancerit tek fëmijët, e bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në Facebook.

“Ndihem i dëshpëruar, por edhe i çliruar që t’ju them se Jessica ka gjetur më në fund paqe, në orën 7 të mëngjesit të sotëm. Ajo nuk vuan më, nuk ndjen më dhimbje në trup.

Tani princeshës time i kanë dalë flatrat e engjëllit dhe ka shkuar lart për luajtur me miqtë e njerëzit e dashur. Ajo tashmë do të shohë nga lart vëllain e saj të vogël dhe ne, derisa një ditë të ribashkohemi.

Mbrëmë më në fund më la ta mbaja në krahë dhe u kënaq teksa i thoja sa shumë e doja. I thashë sërish që nuk kishte problem nëse mbyllte sytë dhe flinte gjumë, e putha në ballë e në buzë disa herë. Dukej sikur kjo ishte ajo që kishte nevojë që më në fund të gjente paqe, pasi 8 orë më vonë ajo dha shpirt.

Ajo ishte vajza e babait që nga momenti që lindi e deri në sekondat e fundit të jetës. Më duket sikur një pjesë tmerrësisht e madhe e imja është shkatërruar, por jam kaq i kënaqur që munda t’i jap mbështetje e ngrohtësi në orët e fundit të jetës. Ajo u largua në paqe e qetësi, pa zë. Faleminderit të gjithë ju që keni ndarë dhe keni qenë pjesë e rrugëtimit tonë.

Ju kërkoj të respektoni privatësinë tonë, teksa vuajmë humbjen e princeshës tonë të bukur. Nga një baba me zemër të thyer i vajzës më të mrekullueshme e më të bukur”.

Fotografia e Jessica, që pushtoi me shpejtësi internetin u konsiderua si “fytyra e vërtetë e kancerit”. Teksa e postoi foton e së voglës në Facebook, babai i Jessica shkruajti:

“Fotografia më e vështirë që kam bërë ndonjëherë më parë… në një moment ku ne si prindër nuk mund të bënim asgjë për të lehtësuar dhimbjen e saj, ajo që na largonte teksa duronte në vetmi dhimbjet e tmerrshme”.

Familja e Jessica deklaroi se paratë e mbledhura nga donacionet do të shkojnë për bamirësi, për të ndihmuar në punën shkencore për kancerin tek fëmijët.

Neuroblastoma është një kancer agresiv i sistemit nervor

foto

 

Etiketa: 4 vjecJessica Whelankancervdes


Ju sugjerojmë

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

14 Korrik, 2026 10:56 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
Bota

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

14 Korrik, 2026 9:35 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
Para
Moti sot, nesër dhe pasnesër, ja orët kur vendi do të përshkohet nga vranësirat

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 nëntor 2016

Foto-galeri/ Si u veshën yjet e muzikës në tapetin e kuq të “American Music Awards 2016”

Foto-galeri/ Si u veshën yjet e muzikës në tapetin e kuq të “American Music Awards 2016”

Reportazhi në burg me Marjan Rrokun/ Ardit Gjebrea shpallet i pafajshëm

Reportazhi në burg me Marjan Rrokun/ Ardit Gjebrea shpallet i pafajshëm
















TE FUNDIT

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
14 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për kartelet e drogës dhe...

Lexo më shumë

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
14 Korrik, 2026

Përsa i përket zjarrit në Llaman, situata është normalizuar. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm zjarri është fikur totalisht....

Lexo më shumë

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
14 Korrik, 2026

Vala e të nxehtit vijon të godasë Evropën, me Italinë ndër vendet më të prekura. Pas ditësh me temperatura të...

Lexo më shumë

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
14 Korrik, 2026

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}