-Teknologji

Huawei smartphone i dytë më i shitur në botë, Apple në rënie


               Publikuar në : 08:18 - 02/06/19 |
Al Do

Shitjet e smartphone-ve ranë 2.7 për qind në tremujorin e parë të 2019, duke arritur në 373 milionë njësi në mbarë botën, sipas studimit të fundit nga Gartner.

SHBA dhe Kina, të dy vendet ku shiten më shumë smartphone, patën rënie me respektivisht 15.8% dhe 3.2%.

Samsung vazhdon të udhëheqë, por Huawei ka arritur çuditërisht të ruajë vendin e dytë, duke e ngushtuar hendekun me numrin një në sajë të shitjeve në Kinë, pavarësisht nga bllokimi që i bëri SHBA!

Historia e ndalimit që i është bërë kompanisë Huawei është një nga ngjarjet më të rëndësishme nga bota e teknologjisë në vitet e fundit, por mesa duket nuk i ka ndaluar ato.

Huawei arriti rritjen më të lartë në krahasim me pesë prodhuesit më të suksesshëm në botë – Samsung, Huawei, Apple dhe krijuesit kinezë të smartphon-ëve OPPO dhe Vivo.

Raporti tregon se Huawei shiti 58.4 milionë smartphone në tremujorin e parë të 2019, me rritje në të gjitha rajonet.

“Kërkesa për smartphonet premium ka mbetur më e ulët se sa për smartphone-t me çmim mesatar. Ky fenomen ka prekur markat si Samsung dhe Apple që kanë shumë aksione dhe investojnë në smartphone të nivelit të lartë”, tha Anshul Gupta, Drejtor i Kërkimit në Gartner.

Në SHBA, tregu më i madh i smartphone-ve të Apple, shitjet e smartphone-ve ranë me 15.8% gjatë tremujorit të parë.

“Apple po përballet me cikle zëvendësimi më të gjata pasi përdoruesit nuk shohin shumë përfitime për të justifikuar zëvendësimin e iPhone-ve, nga modeli që kanë te ai që është më i ri”, tha Gupta.

Megjithëse Apple uli çmimet e iPhone në disa tregje, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të rritur kërkesën dhe shitjet.

Kompanitë që deri tani kanë ndërprerë plotësisht ose në mënyrë të kufizuar blerjen nga kompania Huawei përfshijnë Google, ARM Softbank, Analog Devices, Intel Corp, Qualcomm Inc, Xilinx Inc, Broadcom Inc, Panasonic Corp dhe BT Group EE. /Opinion.al

 

Pas