Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hoxha në Këshillin e Sigurimit: Ushtria ruse s’mund t’i shpëtojë përgjegjësisë

2022/04/05 at 6:17 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Hoxha në Këshillin e Sigurimit: Ushtria ruse s’mund t’i shpëtojë përgjegjësisë

Ambasadori i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB, Ferit Hoxha gjatë fjalës së tij ka dënuar sulmet ruse në Ukrainë.


Ai u shpreh se Rusia duhet të mbajë përgjegjësie para drejtësisë për krimet e luftës që po bën në Ukrainë.

Hoxha tha se imazhet e publikuara nga mediat, të civilëve të vrarë e të lidhur, tregojnë tmerret që po lënë forcat ruse në Ukrainë.

“Shqipëria mirëpret Presidentin Zelenskyy në këtë takim. Fjalët e tij janë të dhimbshme dhe rrëfimi i tij për atë që po përjeton Ukraina nën pushtimin rus, është revoltues. Ne qëndrojmë pranë jush, zoti President, pranë bashkatdhetarëve tuaj, të gjithë ukrainasve për rezistencën heroike, për qëndrueshmërinë e tyre që e admiron e gjithë bota. Ju nuk jeni vetëm, ju keni botën në anën tuaj, sepse ajo është ana e të drejtëve, e të drejtëve dhe shpresojmë, e fitores.

Slava Ukraina!

Zonja Presidente,

Falënderoj SP Guterres për vërejtjet e tij të qarta dhe të fuqishme. Faleminderit, USG DiCarlo dhe USG Griffiths për përditësimin tuaj kthjellues.

Kjo është mbledhja e 14-të e KS për Ukrainën që nga 31 janari, ndërkohë që lufta ka hyrë në muajin e dytë.

Le të theksojmë disa fakte të thjeshta por domethënëse: Rusia ka ngecur dhe ëndrrat e saj perandorake nuk janë askund; marrja e Ukrainës doli më në fund e pamundur; Kievi ishte shumë i vështirë për t’u gëlltitur. Ushtria ruse është në rrëmujë, por nuk i ka ndalur goditjet dhe bombardimet.

Kjo nuk është as e re dhe nuk është lajm.

Lajmi i vërtetë që ka tmerruar botën është se çfarë Rusia po lë pas, tmerret e patregueshme, ato imazhe tronditëse në zonat nga të cilat Rusia po tërhiqet:

Imazhet e civilëve të ekzekutuar me një plumb pas koke, ndonjëherë me duar të lidhura pas shpine ose të vrarë mbi biçikletë; imazhet e varrezave masive të tejmbushura me kufoma. Imazhe masakrash dhe shkatërrimesh, përfshirë shtëpitë e plaçkitura, përdhunime dhe dhunë seksuale janë akte që u atribuohen vetëm banditëve. Ato burojnë nga të njëjtat impulse mizore si bombardimet e qyteteve, shtëpive, spitaleve, shkollave dhe kopshteve nga forcat ruse.

Bucha është një varrezë në qiell të hapur, fytyra famëkeqe e agresionit rus.

Znj. Presidente,

E kemi dëgjuar herë pas here: nuk është Rusia!

Jo! Do të jetë e vështirë, në të vërtetë e pamundur, të bindësh ndokënd se tanket e shkatërruara që rrëmojnë rrugët, minat dhe kurthet e lëna pas mes rrënojave dhe trupat e civilëve të vrarë nga ekzekutimet arbitrare dhe të shtrirë në rrugë mes mbeturinave, janë imazhe të inskenuara për propagandë.

Kush beson se Rusia sulmoi Ukrainën thjesht për të mbrojtur civilët, ndërsa Ukraina është e zënë me inskenimin e filmave horror? Ju mund tu mbyllni gojën mediave në shtëpi, por nuk mund të mashtroni imazhet satelitore, nuk mund të verbëroni gazetarët e pavarur dhe OJQ-të e të drejtave të njeriut në terren.

Të presësh që Rusia të pranojë dhe të thotë të vërtetën, është sikur të presësh që të vijë Godot. Ai nuk vjen asnjëherë!

Këto janë fakte, prova të rënda dhe të pështira të mizorive të kryera, fytyra e shëmtuar e kësaj çmendurie. Krime të tilla, të dokumentuara nga HR Ëatch dhe të verifikuara nga gazetarë profesionistë të pavarur dhe të respektuar, ata që janë të ndaluar për rusët, kërkojnë përgjigje, hetime të plota, përgjegjësi efektive, drejtësi.

Kryeministri Rama i quajti këto krime “dhimbje të tmerrshme dhe turp i patolerueshëm”

Rusia ka një detyrim ligjor ndërkombëtar të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare, ligjet e luftës, përfshirë Konventat e Gjenevës të vitit 1949, Protokollin e Parë Shtesë.

Rusia ka detyrimin t’i përmbahet urdhrit të GJND-së për të ndaluar menjëherë aktivitetin e saj ushtarak në Ukrainë.

Por, për fat të keq, Rusia ka bërë një zgjedhje tjetër, të mos respektojë asnjë prej tyre dhe ka përjashtuar veten nga e drejta ndërkombëtare.

Por ligji do ta ndjekë.

Ushtria ruse dhe komandantët e saj nuk mund t’i shpëtojnë përgjegjësisë. Në rrënojat e qytetit është gdhendur emri i “Kasapit të Mariupolit”, një kriminel që ka bërë hi një qytet të tërë dhe i ka bërë qytetarët të shkojnë nga 3 vakte në ditë në mezi 3 vakte në javë.

Kjo është arsyeja pse ne do të mbështesim thirrjen për të pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë në HRC. Rezoluta e OKB-së që krijoi Këshillin, përcakton se “anëtarët e Këshillit do të respektojnë standardet më të larta në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Standardet e Rusisë janë të neveritshme dhe prania e saj atje është një farsë, një përdhosje e vendit që duhet të jetë shenjtërorja e të drejtave të njeriut.

Të dashur kolegë,

Rusia ka njoftuar se tani do të zhvendosë fokusin e saj në Ukrainën Lindore. Kjo do të thotë se ajo do të përqendrojë brutalitetin e saj atje, në atë që mund të përfundojë në një luftë gërryese.

Rusia ka bllokuar rinovimin e misionit vëzhgues ndërkombëtar të OSBE-së në Ukrainë. Kjo i mohon komunitetit ndërkombëtar sytë e pavarur që i duhen atje. Kjo paralajmëron, mjerisht, më shumë luftë, mizori të mëtejshme, krime të tjera, edhe më shumë fatkeqësi humanitare.

Kjo luftë vazhdon të prekë veçanërisht gratë dhe fëmijët. Miliona janë zhvendosur, shumë prej tyre vetëm, në kërkim të sigurisë. Është zemërthyese të shohësh nëna që shkruajnë emra dhe adresa në shpinën e fëmijëve të tyre, në mënyrë që ata të njihen në rast se përfundojnë jetimë.

Ne mirëpresim përpjekjet e OCHA dhe partnerëve të saj për të ofruar ndihmë, në mbështetje të njerëzve në Ukrainë dhe milionave refugjatëve në vendet fqinje.

Zonja Presidente,

Më lejoni të përfundoj me këtë shënim: rrallë herë rezultati i një lufte ka qenë kaq katastrofik në kundërshtim të plotë të asaj që donte të arrinte.

Ushtria ruse është mposhtur nga rezistenca ukrainase e nën-pajisur në armë dhe njerëz; Rusia është e izoluar si kurrë në historinë e saj; është bërë vendi më i sanksionuar në botë ndonjëherë në histori.

Asnjë vend nuk e ka parë ndonjëherë veten të transformohet, në vetëm 10 ditë, nga një aktor global në një paria financiare dhe ndërkombëtare. Deri në atë pikë sa është e detyruar të gjejë ngushëllim në mbështetjen e Koresë së Veriut dhe Sirisë.

Të dashur kolegë,

Ky agresion dhe disfata e tij befasuese kanë ndarë një herë e përgjithmonë fatet e ukrainasve dhe rusëve. Sepse rasti i Ukrainës është gjithashtu kauza e demokracisë kundër tiranisë dhe kleptokracisë.

Është një luftë midis vullnetit të njerëzve kundër vullnetit vicioz të një personi, veprimet e pamatura të të cilit kanë sfiduar gjithçka që ne mbështesim dhe që është drejtpërdrejt përgjegjës për çrregullimin ekonomik dhe pasigurinë ushqimore që po prek të gjithë botën.

Ai mund të zgjedhë të ndalojë, të tërheqë trupat dhe të largohet nga Ukraina, ose të vazhdojë të zbresë në humnerën që ka hapur dhe të përballet me pasojat”-tha ambasadori shqiptar./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
Bota

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

21 Janar, 2026 9:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Gorenlanda/ Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën

21 Janar, 2026 8:23 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Në pritje të playoffit të Botërorit, Sylvinho: Duhet të gabojmë sa më pak

21 Janar, 2026 7:06 pm
Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
Aktualitet

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

21 Janar, 2026 6:33 pm
Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
Kronikë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

21 Janar, 2026 6:29 pm
Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

21 Janar, 2026 6:02 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Kryesore

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

21 Janar, 2026 5:58 pm
Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA
Bota

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA

21 Janar, 2026 5:09 pm
Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë
Aktualitet

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë

21 Janar, 2026 5:06 pm
Nga projektet e naftës tek pasuritë minerale/ 7 pikat e marrëveshjes Ukrainë-SHBA
Bota

Trump zyrtarizon takimin me Zelenskyn, liderët do të takohen të enjten në Davos

21 Janar, 2026 5:01 pm
Para
Kanadaja dhe Shqipëria marrëveshje reciproke për njohjen e Sigurimeve Shoqërore

Kanadaja dhe Shqipëria marrëveshje reciproke për njohjen e Sigurimeve Shoqërore

Përjashtimi nga play-off i Botërorit, Rusia tërheq padinë ndaj FIFA

Përjashtimi nga play-off i Botërorit, Rusia tërheq padinë ndaj FIFA

Çuçi takon homologun grek në Athinë, çfarë diskutuan

Çuçi takon homologun grek në Athinë, çfarë diskutuan
















TE FUNDIT

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
21 Janar, 2026

Sindikata spanjolle e makinistëve të trenave SEMAF ka thirrur një grevë tre-ditore mbarëkombëtare për datat 9, 10 dhe 11 shkurt,...

Lexo më shumë

Gorenlanda/ Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
21 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan dhe nuk do të përdorin forcën për të marrë Groenlandën, ishullin e vetëqeverisur...

Lexo më shumë

Në pritje të playoffit të Botërorit, Sylvinho: Duhet të gabojmë sa më pak

Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
21 Janar, 2026

Edhe pak javë na ndajnë nga momenti më vendimtar i Kombëtares Shqiptare. Në muajin mars kuqezinjtë i pret faza e...

Lexo më shumë

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mbrëmje në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com