-Jetë dhe Stil

Horoskopi javor 10-16 Qershor


               Publikuar në : 12:54 - 09/06/19 |
xhu lia

Dashi

Kjo javë pritet të jetë e balancuar për ju të shenjës së dashit. E enjtja pritet të jetë një ditë relaksuese ku ju do të ndiheni mirë. Në fundjavë do të vlerësoheni për të gjithë punën që keni bërë këto kohë dhe do të ndiheni mjaft mirë.

Demi

Fillimi i kësaj jave do të jenë i mbarë për ju, sidomos në aspektin personal. Do të ndiheni tërheqës dhe partneri do e kuptojë diçka të tillë. Kaloni pak kohë me miqtë të enjten pasi do të bëni biseda që do ju vlejnë. Në fundjavë mendoni të arratiseni në ndonjë vend për aventura të reja.

Binjakët

Jeni të paqartë për ndjenjat tuaja, por qëndroni të qetë. Askush nuk do t’iu ushtrojë presion për të marrë një vendim. Të enjten do të mendoni vetëm për punën si dhe për të shtuar të ardhurat tuaja. Fundjava do të jetë shumë romantike dhe pasionante për ju, Shijojeni!

Gaforrja

Të hënën do të përqendroheni të hiqni dorë nga një zakon që ju shkakton stres. E enjtja do të jetë pozitive dhe plot energji për ju. Duket se është drejtimi i duhur për t’u ndjekur. Këtë fundjavë do të ‘luftoni’ për dashurinë tuaj dhe duket se do e arrini qëllimin tuaj.

Luani

Java do të nisë me optimizëm për ju. Ndërkohë pritet që të enjten të kuptoni të vërtetën për një situatë në jetën tuaj. Fundjava ju gjen të organizuar, të fokusuar vetëm në mirëqenien tuaj.

Virgjëresha

Ditët e hënë duhet të përqendroheni në gjithçka që tërheq vëmendjen tuaj. Të enjten do të përqendroheni në lidhjet me miqtë, të afërmit dhe njerëzve të zemrës. Ditët e bukura do të nisin për ju që këtë fundjavë, duket se pushimet janë afër kështu që bëni sa më shumë qejf.

Peshorja

Nisja e kësaj jave do të jetë e mbushur me optimizëm dhe gëzim në gjërat që ju doni. E enjtja do të jetë një ditë e favorshme në punën tuaj, çka mund t’iu realizojë edhe ëndrrat. Në fundjavë do të ndjeni më shumë nevojën për të qëndruar në shtëpi, mos e mendoni dy herë.

Akrepi

Fillimi i kësaj jave ju çon të mendoni rreth përputhshmërisë që keni me partnerin. E enjtja do të jetë dita e duhur për të eksploruar ide të reja dhe ndoshta të bëni një udhëtim veror. Në fundjavë do të ndiheni të lumtur dhe plot ide.

Shigjetari

E hëna do të ju ndihmojë të gjeni një balancë mes ‘unë’ dhe ‘ne’. Nuk keni përse të hiqni dorë nga liria juaj. Të enjten do të keni mundësi të mendoni thellë rreth gjërave që ju interesojnë. Në fundjavë do të argëtoheni pafund.

Bricjapi

Ditën e hënë do të bënit mirë të kujdeseshit më shumë për shëndetin tuaj. Të enjten do të kaloni disa çaste romantike me partnerin, i cili do të jetë gati të dëgjojë emocionet që keni. Në fundjavë do të keni mundësi të vendosni balancat tek njohjet tuaja.

Ujori

E hëna do të jetë dita e duhur për të kaluar me miqtë. Do të jetë një ditë e mbushur  plot me energji dhe lumturi. Të enjten do të ndiheni gati për të përballuar sfidat që do ju paraqiten. Në fundjavë përpiquni të jeni të hapur rreth ndjenjave tuaja.

Peshqit

Të hënën do të duhet të balanconi nevojën tuaj për karrierë me nevojën që familja dhe ata që ju duan kanë për ju. E enjtja do të jetë një ditë shumë e mirë për arritje, pasi do të ndiheni plot vetëbesim. Bëhuni social këtë fundjavë pasi ju presin ditë të mbushura me miq, lumturi dhe dashuri./Opinion.al/

 

Pas