Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hollandezi fluturues, ‘fluturon’ kritikët nga dritarja

2017/05/30 at 6:56 PM
në Aktualitet, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hollandezi fluturues, ‘fluturon’ kritikët nga dritarja

Albania's opposition Democratic Party leader Lulzim Basha speaks to his supporters during an anti-government protest in front of the office of Albanian Prime Minister Edi Rama in Tirana, Albania, March 1, 2017. REUTERS/Florion Goga

Nga Reldar Dedaj  


Pas tejkalimit të provës së propozimit të ministrave të rinj, të cilët përfaqësojnë Partinë Demokratike, Lulzim Basha shumë shpejt u përball me një tjetër sfidë: Shpalljen e listës së kandidatëve për deputet. Zyrtarizimi i listave konsiderohet si një nga momentet më delikate për krerët e dy partive të mëdha, pasi ky proces krijon natyrshëm hatërmbetje, turbullira, rebelime dhe përçarje në parti. Për shumëkënd, lista e emrave me të cilët Partia Demokratike do të konkurrojë në zgjedhjet e 25 qershorit, është parë si një surprizë. Për ata që mbetën jashtë saj, por dhe emrat e rinj të përfshirë në të.

Ndryshe nga Partia Socialiste, demokratët, gjithmonë janë mësuar t’i druhen dasisë a thua prej saj nuk mund të vinë veçse konflikte dhe dhunë. Krejt gjuha e demokratëve, është e mbruajtur me këtë frikë thelbësore dhe çdo gjë e saj vihet në kërkim të një mirazhi: t’u jepet fund ndarjeve, konflikteve dhe mospajtimeve. Duket se gjithmonë kanë pranuar t’i thonë vetes; duhet të eleminojmë atë që na ndan, duhet të krijojmë një taban të përbashkët me njëri-tjetrin, një unitet babelian të mendimit, të vendosur prej kohësh?

Pasi, me të drejtë, ndarja prej kohësh ngjall frikë dhe jo vetëm ngaqë mund të prishë paqen familjare, por edhe se mund të mbysë frymën shoqërore nëse del nga kontrolli; nëse nuk e shtrëngojmë në një kuadër normash e rregullash të përbashkëta. Dhe fryma e përngjitjes, njësimi me tjetrin, është për të mbajtur të pacenuar pushtetin e njëshit. Por nga sot, gjërat, duken se janë shfaqur ndryshe. Me sa duket, të gjithë jemi viktima të veseve tona. 

Mjaftoi vetëm mbrëmjen e djeshme, në një ndërhyrje të drejtpërdrejt në emisionin “Opinion” në TV Klan, deputeti i PD-së dhe ish-ministri Arben Imami tha se kryetari Lulzim Basha nuk e ka diskutuar me kryesinë e partisë listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas tij, kjo ishte një shkelje e rëndë, por me pasoja serioze në garën e fundqershorit. Ai tha se kjo listë rrezikon seriozisht humbjen e zgjedhjeve me një rezultat të thellë.

Siç edhe u pa, ‘holandezi fluturues’, fluturoi nga dritarja figura me një jetë të gjatë politike në parti e që në të kaluarën kanë mbuluar funksione të rëndësishme partiake dhe zyrtare. Po ashtu, jashtë, mbetën edhe emra të rëndësishëm të cilët janë shfaqur kritik me mënyrën se si kryetari Basha ka drejtuar partinë këto katër vite, si dhe nuk ishin pajtuar me zgjedhjen e tij për të mos marrë pjesë në garën elektorale, kur nisi protestën për të kërkuar një qeveri teknike apo dhe këmbënguljen deri në momentet e fundit për të refuzuar propozimet e komunitetit ndërkombëtar.

Në këtë rast, sigurisht, Lulzim Bashës që të shmangë konfliktin do t’i duhej me patjetër të eliminojë dasinë. Por pa konflikt nuk lindin as qytete dhe as qytetari, madje as zhvillim. Sipas mitologjisë, qyteti është pjellë e vëllavrasjes. Është Kaini ai që ndërton polis-in e parë sipas gjenezës. Pikërisht pasi vrau Remin, Romuli vendosi të themelojë Urbs-in që do të ishte djepi i kodifikimit të së drejtës. Jo pa qëllim, qytetërimi Perëndimor, strehoi në gjirin e vet dy nga mitet më të vjetra të njerëzimit. Inteligjenca e Europës ka konsistuar gjithmonë tek paradigma: ndaj dhe përçaj.

Pasi partia, nëse nuk do bëhej kjo zgjedhje e vështirë, do mbetej po ajo; me një grup parlamentar atavik dhe krejtësisht jo funksional, me pjesën më të madhe të figurave politike të stërkonsumuara dhe që shkaktojnë irritim te qytetarët, shkurt një strukturë e atrofizuar që ilustron në mënyrë perfekte modelin që do të rrëzojë Basha. Sado e dhimbshme dhe dramatike të jetë “vëllavrasja” në fund të fundit, është zhvilluese. Është pikërisht ashtu siç edhe vetë kryetari Basha e tha pak minuta më pas nga bërja publike e ekipit të tij në zgjedhjet elektorale të 25 qershorit: një proces shumë i vështirë dhe jo pa dhimbje.

Lista, e cila përmban shumë emra të rinj, duket se shënon një përpjekje të kryetarit Basha për t’i vënë vulën e tij Partisë Demokratike. Megjithatë, lëvizja e tij, përmban jo pak rrisqe. Gjithçka duket se do të varet nga rezultati që PD do të marrë në zgjedhjet e 25 qershorit, edhe pse në korrik Lulzim Basha do të duhet të futet edhe në garen për kryetarin e Partisë.

 

Etiketa: Reldar Dedaj


Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Para

Kujdes! Këto gjëra nuk duhet t’ja u thoni kurrë fëmijëve tuaj

Kandidati i PD-së rrëfen bisedën me Bashë: I thashë se s’kam para për fushatë…

Kandidati i PD-së rrëfen bisedën me Bashë: I thashë se s’kam para për fushatë…

Berisha denoncon drejtoreshën e shkollës që ndihmon Felajn në fushatë

Berisha denoncon drejtoreshën e shkollës që ndihmon Felajn në fushatë
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}