Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hita nga Saranda: E papranueshme që polici të bëhet palë me shkelësit e ligjit

2026/05/19 at 9:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Hita nga Saranda: E papranueshme që polici të bëhet palë me shkelësit e ligjit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, në takimin e zhvilluar në Sarandë lidhur me rastin e ‘Copacabana’, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë institucioneve për identifikimin e rasteve të ndërtimeve pa leje, jo vetëm në Sarandë, por në të gjithë vendin.


Për Hitën askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe është e papranueshme që një punonjës i Policisë të bëhet palë me shkelësit (referuar këtu shefit të Komisariatit Sarandë dhe 3 inspektorëve të ndaluar për favorizim të ndërtimeve pa leje).

Fjala e kryepolicit Hita:

Policia e Shtetit është një organizatë në mbrojtje të ligjit, në mbrojtje të qytetarëve dhe në shërbim të tyre. Ky është misioni ynë dhe mbi këtë mision ndërtohet besimi që qytetarët duhet të kenë te uniforma e Policisë së Shtetit.

Sot nuk jemi këtu vetëm për të folur për një rast paligjshmërie. Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë: askush nuk është mbi ligjin dhe uniforma e Policisë së Shtetit nuk do të përdoret kurrë si mburojë për paligjshmërinë.

Në këtë kontekst, sot ndihem i keqardhur dhe njëkohësisht i vendosur, pasi në një nga komisariatet më të rëndësishme të vendit, i cili nga struktura funksionon në nivel drejtorie vendore, janë arrestuar drejtues dhe punonjës të niveleve të ndryshme, për shkak të implikimit të tyre në favorizimin dhe lejimin e ndërtimeve pa leje.

Kjo është e papranueshme për integritetin e Policisë së Shtetit. Është e papranueshme për mua, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që një punonjës policie të bëhet palë me shkelësit e ligjit. Kushdo që mban uniformën e Policisë së Shtetit duhet të jetë në anën e ligjit dhe të qytetarëve, jo në anën e paligjshmërisë.

Kur një punonjës policie apo agjencie ligjzbatuese devijon nga ligji, nuk dëmtohet vetëm institucioni, por cenohet besimi i qytetarëve te shteti dhe te drejtësia. Pikërisht për këtë arsye, reagimi ynë duhet të jetë i menjëhershëm, i fortë dhe pa asnjë kompromis.

Por dua të jem shumë i qartë: veprimet e disa individëve nuk përfaqësojnë Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të parandaluar dhe goditur fenomenin e ndërtimeve pa leje dhe çdo paligjshmëri tjetër, pa asnjë kompromis.

Në të njëjtën kohë, duhet ta themi hapur dhe me sinqeritet se parandalimi i ndërtimeve pa leje nuk është vetëm detyrë e Policisë së Shtetit. Pa diskutim që policia ka barrën kryesore në zbatimin e ligjit dhe në goditjen e paligjshmërisë, por ky është një proces që kërkon bashkëpunim dhe koordinim të përhershëm institucional.

IMT-ja, Policia Bashkiake, IKMT-ja, pushteti vendor dhe çdo institucion përgjegjës duhet të bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin, për të parandaluar në kohë çdo rast paligjshmërie. Cilido prej këtyre institucioneve që merr indicie, informacion apo konstaton paligjshmëri, duhet të veprojë menjëherë dhe në koordinim me aktorët e tjerë, duke mos lënë asnjë hapësirë për tolerim apo zvarritje.

Ndërtimet pa leje dëmtojnë imazhin e qytetit, cenojnë zhvillimin urban, rëndojnë infrastrukturën, dëmtojnë pronën publike dhe private, por mbi të gjitha dëmtojnë të ardhmen turistike të Sarandës, një qytet që është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të vendit.

Ndaj, reagimi ynë duhet të jetë i përbashkët dhe i vendosur.

Jemi në prag të sezonit turistik dhe bashkëpunimi institucional është jetik, jo vetëm për parandalimin e ndërtimeve pa leje, por edhe për garantimin e rendit, sigurisë publike, sigurisë në plazhe, kontrollit të mjeteve lundruese dhe krijimin e standardeve që qytetarët dhe turistët presin nga ne.

Policia e Shtetit do të jetë në terren, me tolerancë zero ndaj paligjshmërisë, por presim që çdo institucion të marrë përgjegjësitë e veta dhe të veprojë me të njëjtën vendosmëri.

Pa diskutim, edhe drejtësia duhet të jetë e fortë dhe e vendosur ndaj çdo punonjësi publik apo çdo shtetasi që shkel ligjin dhe cenon interesin publik. Prokuroria është mburoja jonë në aspektin e zbatimit të ligjit, ndërsa gjykata është pasqyra e punës sonë, duke garantuar që të gjithë ata që janë përgjegjës për paligjshmëri, përfshirë rastet e ndërtimeve pa leje, të përballen me drejtësinë.

Cilido qytetar që disponon informacion, qoftë edhe për neglizhencë të punonjësve të policisë në dëgjimin dhe trajtimin e shqetësimeve të qytetarëve apo të rasteve të paligjshmërisë, jo vetëm në fushën e krimeve mjedisore, por në çdo fushë ku paligjshmëria gjen terren dhe lulëzon, apo për mbyllje sysh dhe bashkëpunim me shkelësit e ligjit, të më përcjellë 24/7 informacion të bazuar në prova dhe fakte.

Dua t’i siguroj sot jo vetëm qytetarët e Sarandës, por qytetarët në mbarë vendin, se jam shumë i vendosur për të larguar nga Policia e Shtetit dhe për t’i çuar para drejtësisë, pa asnjë hezitim, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorinë, cilindo punonjës policie, pavarësisht nivelit apo gradës që mban.

Zbatimi i ligjit, për mua si Drejtor i Përgjithshëm dhe për institucionin që drejtoj, është primar, ashtu siç është primar edhe shërbimi ndaj qytetarëve. Përmbushja e këtyre dy objektivave madhore kërkon integritet, vullnet, bashkëpunim dhe mbështetje për njerëzit që punojnë çdo ditë në terren. Kjo mbështetje dhe ky bashkëpunim nga ana ime nuk do t’u mungojnë kurrë.

Nuk do të toleroj askënd që tradhton detyrën. Ky është standardi që kam ndjekur që ditën e parë të detyrës si Drejtor i Përgjithshëm dhe nga ky standard nuk do të tërhiqem në asnjë moment gjatë ushtrimit të detyrës sime.

Policia e Shtetit, me mbështetjen e qytetarëve dhe bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese, do të vazhdojë të pastrohet nga çdo individ që cenon ligjin dhe besimin e qytetarëve. Ky është një detyrim ndaj qytetarëve, ndaj uniformës dhe ndaj Shqipërisë që duam të ndërtojmë.

Qytetarët kanë nevojë të besojnë te Policia e Shtetit. Dhe ky besim nuk fitohet me fjalë, por me veprime, me ndershmëri dhe me rezultate konkrete. Ata presin nga ne jo justifikime, por rezultate dhe detyra jonë është t’ua japim ato.



Ju sugjerojmë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Para
Ronaldo udhëheq Portugalinë për herë të gjashtë në Kupën e Botës

Ronaldo udhëheq Portugalinë për herë të gjashtë në Kupën e Botës

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 20 maj 2026

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë

Parashikimi i motit, 20 maj 2026
















TE FUNDIT

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}