Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historiani nxjerr bllof projektin pilot për eshtrat e të dënuarve politikë. E vërteta e varrezës së Panahorit dhe e Dajtit

2018/07/19 at 1:24 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Historiani nxjerr bllof projektin pilot për eshtrat e të dënuarve politikë. E vërteta e varrezës së Panahorit dhe e Dajtit

 


Historiani Kastriot Dervishi ka mbajtur një qëndrim kritik lidhur me përzgjedhjen e dy vendeve të konsideruara pilot për gjetjen e eshtrave të të dënuarve politikë.

Sikurse Dervishi informon në një shkrim të tij, varreza e Panahorit dhe vendekzekutimi i Dajtit nuk janë aspak vendet e duhura të përzgjedhura për këtë qëllim, në kuadër të marrëveshjes me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Nga Kastriot Dervishi

Në kuadër të një procesi agjitativ për t’u dukur “Kola në punë” (tashmë në disa kola), pasi ishin bërë konferenca propagandistike ku ishin kërkuar fillimisht 5 milionë e më pas 10-12 milionë euro, më 18 korrik 2018 qeveria nënshkroi marrëveshjen me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) me qendër në Bosnjë. Qeveria mund të kontribuonte po të donte fare thjeshtë duke u marrë dëshminë trupës së persekutorëve që kanë në radhët e veta. Kjo sepse, kjo trupë “që nuk mban mend asgjë” është e lidhur fort me pushtetin e saj. Për ironi, në tavolinën e spektaklit ishte edhe gruaja e një ish komisari kufiri, e cila nëse e kishte seriozisht mund të kontribuonte me informacion familjar për këtë çështje.

Deri më sot, kanë recituar shifrën e “6 mijë të zhdukurve”, e cila është në fakt shifër sondazhi e artikuluar prej meje e të ekzekutuarve në vitet 1941-1991 (qëllimisht e kapërcejnë në vitin 1944). Jo çdo i ekzekutuar konsiderohet i humbur sepse shumë prej tyre janë varrosur në vitet 1941-1944 apo rivarrosur në vitet 1992-1996 apo edhe më pas. Ndërsa dihet se ka edhe një numër të madh të dënuarish ordinerë, nuk u tha çfarë do bëhej me eshtrat e tyre dhe a janë ata brenda apo jashtë “6 mijëshit” recitues apo jo.

ICMP ka qenë kurdoherë e gatshme të kryejë falas ADN-të që do t’i kërkoheshin nga Shqipëria. Kjo kërkesë është artikuluar qartë qysh prej vitit 2011. Deri më sot, pavarësisht se zyra e të zhdukurve është çelur në vitin 2014, nga Shqipëria nuk është dërguar asnjë mostër ADN-je në mënyrë që të krahasohet me eshtrat e mundshme të gjetura, por ama janë mbajtur fjalime që as të mallëngjejnë dot. ICMP-ja nuk ka detyrime të hapë regjistrin e të humburve apo të bëjë kërkime në terren. Në nënshkrimin e marrëveshjes binte në sy fakti i paqartësisë së madhe të pjesëmarrësve. Për ta tejkaluar këtë boshllëk të madh e çorientim që vjen nga mosnjohja fare e këtij problemi, siç njoftohet, qenkan shpallur “vende pilot”, varreza e Panahorit në Ballsh dhe vendekzekutimi i të dënuarve me vdekje në Dajt. Janë shpallur këto se i kishin të lehta si dukje si çështje. Te të dy rastet, ICMP-ja nuk do ketë ndonjë rol, sepse:

-Varreza e Panahorit, që i takon të vdekurve gjatë vuajtjes së dënimit në kampin nr.309 të Ballshit është e identifikuar sepse ka hartë, listë emërore dhe çdo i varrosur ka një shishe treguese. ICMP-ja nuk ka çfarë të gjejë sepse ky vend është i gjetur plotësisht. Kohë pas kohe, familjarë kanë tërhequr eshtrat e të afërmve të tyre. Për sa kam unë dijeni, interes për vitet e fundit kanë treguar vetëm dy familje, e të dënuarve Shaqir Manjani (vdekur më 20.11.1982) dhe Neki Bici (vdekur më 17.1.1981). Varreza e Panahorit, për ato pak të vdekur që kanë ngelur aty, nuk ka nevojë për marrëveshje ndërkombëtare, por për disa punëtorë.

-Vendekzekutimi i Dajtit ka shërbyer për ekzekutimin e të dënuarve me vdekje të rretheve Tiranë dhe Krujë në vitet 1970-1991. Zhvarrimet këtu ka nisur qysh në vitin 1992. Pothuaj të gjithë të personat e ekzekutuar për arsye politike nuk gjenden më aty. Kanë ngelur të dënuarit për krimin e vrasjes dhe përdhunimit (shpjegimi një herë tjetër). Për këtë vend duhet shtuar fakti se shumë të dënuar janë dërguar për kadavër për eksperimente mjekësore. Jam shumë kureshtar për rezultatet e eshtrave të Dajtit e për këtë mezi pres një minutazh agjitacioni për rezultatet e dala.

Në të vërtetë, “projekt pilot” duhej marrë si fillim burgu i Burrelit, si dhe disa vende të tjera, për të cilët nuk shoh se ai kanë idenë agjitatorët propagandistikë që sigurisht si gazetarë fillestarë, mendjen e kanë “te hera e parë”. Gjithashtu, procesi “i hapjes së dosjeve”, nuk ka lidhje me çështjen e personave që nuk u dihet varri. I gjithë informacioni arkivor është ezauruar me kohë.  Për këtë arsye, mirë është që së paku mos t’i gënjejnë të interesuarit sepse kjo përveçse tallje nuk është gjë tjetër.

Etiketa: kastriot dervishivarreza e panahoritvendekzekutimi i dajtit


Ju sugjerojmë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Para
Adelina Tahiri publikon videon në momente të ngrohta me partnerin, ja çfarë i shkruan

Adelina Tahiri publikon videon në momente të ngrohta me partnerin, ja çfarë i shkruan

“Atentati i supozuar”, Gjykata shpall të pafajshëm deputetin Tom Doshi. Dënohet me 1 vit burg Frroku e Bami

Prokuroria nuk e pranon pafajësinë e Tom Doshit, deputeti sërish në telashe me drejtësinë

Balla i shkel syrin presidentes kroate, çfare ka dashur të thotë me këtë gjest?

Balla i shkel syrin presidentes kroate, çfare ka dashur të thotë me këtë gjest?
















TE FUNDIT

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
15 Korrik, 2026

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 73,246 që nga 7 tetori 2023, sipas agjencisë palestineze...

Lexo më shumë

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
15 Korrik, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në...

Lexo më shumë

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}