Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ Presidenti i Serbisë dhe atentatet e inskenuara nga media pranë tij

2018/07/27 at 1:56 PM
në Bota, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia/ Presidenti i Serbisë dhe atentatet e inskenuara nga media pranë tij

CIA, kroatët, oligarkët… Mediat në Serbi njoftojnë rregullisht për atentate të planifikuara kundër Presidentit Vuçiç. Përse?

 Vuçiçi qeveris Serbinë prej gjashtë vjetësh. Konkurrencën politike ai ka arritur ta eliminojë dhe fragmentojë në një shkallë të gjerë edhe përmes vëniens nën kontroll të mediave. Përveç një kanali kabllor dhe disa gazetash javore me tirazh të ulët, mediat kryesore e mbulojnë presidentin me lvdata dhe akuzojnë kritikët e tij.

Në këtë sfond gazeta bulevardeske e Beogradit “Informer”, me kryeredaktor një mik të vjetër të Vuçiçit, Dragan Vuçeviçeviqin, po ndërmerr një hap më tej. Në faqet e saj Vuçiçi vazhdon të portretizohet si i gjithëfuqishëm, pa gabime dhe që e duan të gjithë njerëzit, por gjithashtu edhe si shumë në rrezik. Sepse si thuhet opozita dhe fuqitë e huaja duan ta vrasin. Dhe kjo, megjithëse ai bën gjithçka për popullin e tij, thonë miqtë e kryeministrit në mediat e shkruara dhe televizionet e vendit.


CIA, kroatët, oligarkët…
“Ajo çka mund të duket qesharake, e mjerueshme ose bulevardeske është në fakt një strategji serioze politike dhe mediale e menduar mirë”, thotë gazetarja Tamara Skrozza, anëtare e Këshillit të Shtypit të Serbisë. “Të paktën një herë në javë ka ndonjë artikull që pretendon për ndonjë atentant të planifikuar ndaj presidentit.

Lista e atentateve të përgatitura dhe e konspiratorëve të dyshuar është rritur vazhdimisht. Ndonjëherë janë shërbimet sekrete perëndimor i CIA-s dhe MI6, ndonjëherë oligarkë dhe kriminelë serbë. Tani si komplotistë të mundshëm përfliten edhe ambasadorët e vendeve të BE dhe SHBA, apo shqiptarët e Kosovës ose dhe kroatët. Madje edhe Rusia nuk u ka shpëtuar akuzave si shtrat komplotesh antiserbe.

Por pse Vuçiçi dëshiron të shfaqet vazhdimisht në publik i zhurmshëm dhe me ton udhëzues, kur ai është tërë kohën në rrezik se dikush mund ta vrasë? “Ai përdor arketipin biblik – ai është Davidi në luftë kundër Goliathit”, thotë sociologu Jovo Bakiç nga Universiteti i Beogradit. “Vuçiç paraqitet si objektivisht më i dobët, por guximi i tij është kaq i madh saqë i mposht të gjitha forcat konspirative”.

Melodrama e vazhdueshme
Portali i pavarur “Istinomer” (“Vërtetëmatësi”) shkuan se 90% e deklaratave të Vuçiçit janë të rreme. Fjala është p.sh. për hapjen e vendeve të reja të punës apo zhvillimin ekonomik. Edhe portale të tjera që merren me analizën e mediave thonë që në to ka shumë lajme të rreme. Portali fakenews.rs ka regjistruar p.sh. vetëm vitin e kaluar 362 genjeshtra vetëm në faqen e parë të bulevardeskes “Informer”.

Edhe Brukseli zyrtar e di si është gjendja e mediave në Serbi. Mungesa e lirisë së shtypit është gjithmonë temë në raportet e progresit të BE, sikurse edhe kontrolli i gjyqësorit dhe shpërndarja e kontratave publike dhe vendeve të punës sipas dëshirës së partisë. Por ndërsa kritikat janë tejet diplomatike, Vuçiçin e marrin me të mirë në Bruksel, Berlin dhe gjetkë.

Sikurse shumica e kritikëve në Serbi, sociologu Bakiç mendon se kjo ka të bëjë me Kosovën. Vuçiçi është gati ta hapë rrugën për njohjen e Kosovës nga OKB-ja, gjë që bllokohet deri tani nga Rusia dhe Kina, nëse ai vazhdon të gëzojë mbështetjen e BE-së për stilin e tij autokratik, mendojnë mjaft në Beograd. Ky vit konsiderohet si vendimtar deri sa Beogradi dhe Prishtina të nënshkruajnë një marrëveshje normalizimi.

Bakiç mendon se mediat synojnë jo vetëm të mohojnë zhvillimet në çështjen e Kosovës dhe autokracinë gjithnjë në rritje, por edhe mjerimin ekonomik dhe emigrimin e dhjetëra mijëra të rinjve çdo vit. Qëllimi i “lajmeve për atentate” është të ushqejnë vazhdimisht psikozën publike. “Këto janë qirinj tymues që njerëzit të merren me lajme se si lideri i patrembur do të sakrifikonte jetën e tij për Serbinë”.

Kohët e fundit, Vuçiçi u tregoi gazetarëve të Financial Times ballkonin e pallatit të ri, selinë e Presidentit në Beograd. Pikërisht nga ky vend, tha ai duke ju referuar historisë, e hodhën nga ballkoni pas grushtit të shtetit në vitin 1903 trupin e pajetë të mbretit serb Aleksandër. Dhe siç e përshkruajnë gazetarët, Aleksander Vuçiçi kishte shtuar me nota tejet melodramatike: “Asnjë Aleksandër nuk e ka mbijetuar pushtetin”. Top Channel

Etiketa: atentatetinskenimetpresidenti i serbisevucic


Ju sugjerojmë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi
Kryesore

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi

18 Korrik, 2026 1:08 pm
Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein
Bota

Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

18 Korrik, 2026 12:02 pm
Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95
Bota

Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95

18 Korrik, 2026 11:25 am
Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në
Bota

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

18 Korrik, 2026 11:22 am
Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
Bota

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

17 Korrik, 2026 8:32 pm
Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës
Bota

Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës

17 Korrik, 2026 7:32 pm
Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA
Bota

Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA

17 Korrik, 2026 4:31 pm
Para
E akuzoi për prishjen e teatrit Kombëtar, ja përgjigja e Robert Ndrenikës

E akuzoi për prishjen e teatrit Kombëtar, ja përgjigja e Robert Ndrenikës

Cristiano Ronaldo mbyll problemet me Tatimet, sa do ti paguajë shtetit spanjoll

Cristiano Ronaldo mbyll problemet me Tatimet, sa do ti paguajë shtetit spanjoll

E fundit/ Presidenti Ilir Meta nuk dekreton prishjen e Teatrit Kombëtar, ja arsyet që parashtroi

E fundit/ Presidenti Ilir Meta nuk dekreton prishjen e Teatrit Kombëtar, ja arsyet që parashtroi
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}