Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia prekëse/ Ja si e ndihmoi futbollisti Mavraj vajzën e sëmurë

2016/02/06 at 2:00 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Historia prekëse/ Ja si e ndihmoi futbollisti Mavraj vajzën e sëmurë

Ndonjëherë është më e lehtë të jesh një kampion brenda fushës (pra, duke shënuar, udhëhequr skuadrën, asistuar, sakrifikuar dhe treguar modest në situata kur mund edhe të lejohet të nxjerrësh gjoksin përpara) se sa jashtë saj.


Pikërisht formimi i njeriut ëshë padiskutim hapi kryesor përpara se formimi profesional, që mund të jenë shpeshherë krejt dy pole të largëta. E megjithatë, janë veprimet e tua jashtë atij katërkëndori që të bëjnë te fitosh respektin e kujtdo, dashurinë dhe sidomos simpatinë e njerëzve që të rrethojnë dhe jo vetëm. Ato që shpeshherë i dëgjojmë të thonë “duam, por s’mundemi” janë thuajse disa ikona të fryra artificialisht, teksa ajo që mund të dhurosh vërtet dhe me vepra është diçka që mbetet… E dinë më së miri këtë gjë futbollistët, që edhe pse nuk mbajnë veshur çdon ditë kostume si politikanët, bizesmenët e kështu me radhë, mjaftohen me ato tuta sporti, këpucë me taka. Zemra është ajo që bën dallim shpeshherë. Ashtu si në historinë e Mërgim Mavrajt dhe të voglës Emelina, vetëm 14­vjeç dhe nga Saranda. Thuajse një përrallë e bukur, pasi tashmë mbrojtësi i Këlnit dhe kombëtares së Shqipërisë është bërë një farë heroi për Emelinën…

Një histori e zbuluar krejt papritur, teksa një nga këto ditë i telefonojmë mbrojtësit të kombëtares për ta uruar dhe për t’i marrë disa përshtypje mbi ndeshjen e tij të parë për këtë vit me fanellën e Këlnit, duke qenë se dëmtimi i gjatë e la jashtë për shumë muaj, bashkangjitur me dhimbjen për humbjen e të atit.

Një forcë mendore dhe besim që bëri diferencën. i telefonojmë dhe pas disa çastesh Mërgimi ngre telefonin: “Po, urdhëroni…”. E pyesin nëse ka mundësi që të flasë, por na kthen “nuk mund të flas shumë tani, sepse ndodhem në spital”. Të shqetësuar mos është ndonjë tjetër dëmtim, e pyesim se për çfarë motivi ndodhet në spital, teksa aty ai tregon edhe historinë që e lidh me “vogëlushen” nga Saranda. Mavraj ka disa kohë që mbështetet ekonimikisht por edhe sidomos emocionalisht e psikologjikisht Emelinën, e cila është duke kaluar një sëmundje të rëndë dhe ndodhet e shtruar prej kohësh në një nga spitalet e Këlnit. Njohja e tyre është krejt spontante, një rastësi e bukur, teksa një ditë skuadra e Këlnit shkon të vizitojë fëmijët në një spital dhe i çon edhe shumë dhurata… Emelina nuk di gjermanisht, por mundohet të flasë në anglisht, teksa i thotë se “jam nga Shqipëria”. Në atë moment, ekipi kthehet nga Mërgimi që gjithashtu është shqiptar dhe kështu të dy miqësohen. Pa praninë e prindërve, Emelina vizitohet shpesh nga Mërgimi prej asaj dite dhe çdo nevojë që ka ia mbulon pikërisht mbrojtësi. Edhe pasi ndërron spitalin, për gjithçka kudjeset mbrojtësi, sikur ta kishte një motër të vogël. Por, gjesti më i bukur i Mavrajt nuk është vetëm ky, por pasi e kupton që e vogla ka kohë që nuk takohet me familjarët e saj, pra prindërit, menjëherë arrin të kontaktojë me ata dhe i fton të vijnë në Këln, duke i paguar udhëtimin dhe qëndrimin për një javë. E teksa Emelina i sheh në derën e spitalit gëzimi i saj është gati të fluturojë. Ndërsa, e kontaktuar nga gazeta “Sport Ekspres” në sajë të Mavrajt, ajo madje na tregon edhe një letër, pasi e ka të vështirë të flasë, për shkak të gjendjes, ku tregon historinë e miqësisë së saj me “vëllain Mërgim”, siç e thërret ajo.

 Letra prekëse e vajzës:

Kështu lindi miqësia jonë! “Atëherë, miqësia ime me Mërgimin ka filluar krejt rastësisht… Një ditë në spital na vizitoi skuadra e futbollit të Këlnit. Atë ditë ato vizituan çdo fëmijë të spitalit duke i dhënë dhurata nga më të ndryshmet. Kur erdhën tek dhoma ime, u ndjeva pak në siklet sepse nuk dija të flisja gjermanisht,por infermierët i kishin lajmëruar që unë dija të flisja anglisht. Një prej futbollistëve më pyeti për emrin dhe se nga vija. Kur unë i thashë që jam shqiptare të gjithë u drejtuan tek Mërgimi dhe më thanë që gjithashtu ai vinte nga Shqipëria. Që nga ai moment gjërat rrodhën vetë. Mërgimi mu afrua dhe më pyeti si isha, si ndihesha dhe nëse kisha nevojë për ndonjë gjë. Që nga ajo ditë ai filloi të vinte më shpesh të më vizitonte, aty lindi miqësia jonë. Mërgimi më ka dhënë një mbështetje të mirë morale në kohën kur unë kisha nevojë më shumë. Ai më qëndroi pranë dhe më dha atë ngrohtësi që familja ime nuk mund të ma jepte sepse ndodhej në Shqipëri. Më ka bërë të ndihem mirë dhe të ndjej dashurinë e një vëllai të madh që nuk e pata kurrë. Sa herë që gaboja ai më fliste dhe më thoshte se cila ishte gjëja më e mirë për t’u bërë. Unë e di që jam njeri pak i nxituar, por Mërgimi është treguar gjithmonë i duruar. Që në momentin që e kam njohur më ka bërë të ndihem një njeri me fat, që munda të njoh që ekzistojnë ende njerëz me zemër aq të madhe. Tani ai është kthyer në një njeri të pazëvendësueshëm për mua”.

 Flet i ati i Emelinës:

Mërgimi, një baba i dytë për vajzën time! Për t’I dhënë një ngjyrim edhe më emocional kësaj historie të bukur, gazeta i ka telefonuar edhe të atit të vajzës, Flamurit, i cili i pyetur mbi këtë raport me Mërgimin dhe historinë, shprehet kështu: “Në radhë të parë më duhet të them se Mërgimi është një djalën gojëëmbël me aq sa kam biseduar dhe e kam njohur. Të jem i sinqertë, gjatë gjithë kësaj periudhe që unë s’kam qenë pranë vajzës time, bashke me gruan, Mërgimi më ka zëvendësuar dhe mungesa ime nuk është ndjerë aspak. Ai i ka dhënë vajzës gjithçka që un do t’I jepja por edhe më shumë. E falënderoj pa masë dhe i jam mirënjohës gjithë jetës. Ai njeri për mua është i veçantë, sepse të bësh diçka për të ndihmuar tjetrin, edhe pa e njohur, por sidomos pa interes, është vërtet një gjest i mrekullueshëm. Unë jam informuar edhe më parë kur kuptova se një futbollist po ndihmonte vajzën time dhe të gjithë më kanë folur mirë. Mërgimin e njihnin shumë edhe në Sarandë, pra andej nga vij unë, duke thënë se është një djalë vërtet i shkëlqyer dhe pozitiv në gjithçka që bën. Ai ka qenë një baba i dytë për vajzën time dhe nuk rresht së falënderuari. E dimë dhe që është pjesë e kombëtares dhe i urojmë gjithë të mirat dhe sidomos familjes së tij dhe nënës së tij”./ Anton Cicani Sport Ekspress



Ju sugjerojmë

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban
Bota

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban

20 Qershor, 2026 2:39 pm
Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta
Bota

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta

20 Qershor, 2026 2:37 pm
“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
Kryesore

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

20 Qershor, 2026 1:21 pm
Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD:  Po afron fundi regjimit “Rama”
Kryesore

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD: Po afron fundi regjimit “Rama”

20 Qershor, 2026 1:14 pm
Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë
Politikë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë

20 Qershor, 2026 12:42 pm
Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla
Bota

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

20 Qershor, 2026 12:24 pm
“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam
Kryesore

“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam

20 Qershor, 2026 12:20 pm
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner

20 Qershor, 2026 12:12 pm
Para
Ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin nëse alienët zbresin në tokë

Ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin nëse alienët zbresin në tokë

Foto e çuditshme/ Shihni me çfarë i mbulon të pasmet Dafina Zeqiri

Foto e çuditshme/ Shihni me çfarë i mbulon të pasmet Dafina Zeqiri

Video/ 13 shtator 1998. Si u çua arkivoli i Azem Hajdarit në dyert e Kryeministrisë

Video/ 13 shtator 1998. Si u çua arkivoli i Azem Hajdarit në dyert e Kryeministrisë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
20 Qershor, 2026

‘Në 35 vjet karrierë nuk kisha parë kurrë një gjë të tillë’-ishin fjalët e thëna nga Vincenzo Montella pas humbjes...

Lexo më shumë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
20 Qershor, 2026

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda është shmangur falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Kufitare...

Lexo më shumë

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban
20 Qershor, 2026

Numri i personave të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit është rritur në 16, njoftoi mbrojtja civile libaneze....

Lexo më shumë

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta
20 Qershor, 2026

Gruaja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Begona Gomez, është paditur për korrupsion dhe abuzim përmes ndikimit të paligjshëm. Në një urdhër të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}