Bota

Historia e pazakontë, keku që kushtoi 40 mijë euro


               Publikuar në : 19:28 - 20/04/19 |
geliano fataj

Një sipërmarrës nga Italia mendonte se kishte gjetur vendin e përkohshëm për të fshehur 40 mijë euro.  Alberto Vazzoler, i kishte futur kartëmonedhat në furrë, por kur partnerja bëri një ëmbëlsirë strudel i dogji.

Silvia Moro kishte futur si gjithmonë ëmbëlsirën në furrën e shtëpisë, kur pas pak minutash u alarmua nga një erë e pazakontë që vinte nga kuzhina. E pazakontë sepse nuk ndodh shpesh herë të

nuhasësh aromën e 40 mijë eurove që digjen një nga një.

Alberto Vazzoler, një sipërmarrës i njohur i zonës së San Dona di Piave, në afërsi të Veneciës, është akuzuar për pastrim parash që shifra dhjetëra milionë euro. Lajmin për ëmbëlsirën e kushtueshme forcat e rendit italiane e zbuluan me anë të disa përgjimeve telefonike në të cilat zonja e pavëmendshme rrëfehet me motrën./Opinion.al

Pas