Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e Malvinës/ Pasi dështoi 2 fëmijë, i kërkon burrit divorcin

2018/12/30 at 2:53 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 4 min
A A
Historia e Malvinës/ Pasi dështoi 2 fëmijë, i kërkon burrit divorcin

Koha e fundvitit shpeshherë aktivizon peshoren që bën bilancet e jetës, çfarë kemi dhe çfarë na mungon. Ndonjëherë jemi të prirur të marrim shumë gjëra për të mirëqena kur në fakt asgjë nuk është e tillë. Mendojmë që është pjesë e natyrshme e jetës të kemi shëndet, të kemi një bashkëshort apo bashkëshorte, të kemi fëmijë, por në fakt nuk është gjithmonë ashtu. Nuredini dhe Malvina Lika kanë 5 vite të martuar dhe ende nuk kanë gëzuar një fëmijë. Pas vështirësive me të cilat i ka përballur jeta, të dy i ishin drejtuar rubrikës “Ka një mesazh për ty” të programit “E diela Shqiptare” në Tv Klan për të falenderuar njëri-tjetrin. I pari që hyri në studio dhe që rrëfeu historinë ishte Nuredini.

 

 

“Unë jam me origjinë nga Laçi, por që në moshën 13-vjeçare jetoj në Greqi. Në vitin 2013 kriza bëri të vetën dhe unë u ktheva në Shqipëri, isha 27 vjeç dhe beqar. Malvina për mua ishte dashuri me shikim të parë. Jemi njohur me rekomandim. U fejuam dhe pas një viti u martuam dhe qëndrova 2 vite në Shqipëri. Më pas vendosa të kthehem sërish në Greqi pa Malvinën. Në atë periudhë Malvina ishte shtatzënë. Pasi, qëndrova 3 muaj në Greqi mora lajmin se nusja humbi fëmijën. U mërzita, qava dhe për 20 ditë u ktheva në Shqipëri. Ishte moment shumë i vështirë për mua. Ika sërish në Greqi dhe pas një muaji erdhi dhe Malvina dhe prej 4 vitesh nuk jemi ndarë më. Shtatzënia e dytë e ishte në 2018-ën në Shkurt dhe u ndërpre përsëri. E përjetuam shumë keq të dy, por Malvina u mërzit shumë. Sot unë kam ardhur se asaj i ka hyrë në mendje diçka tjetër. Më thotë si ndihesh kur të pyesin a ke fëmijë. Më kërkoi divorcin sepse ndihet në siklet sepse nuk më ka bërë baba. Unë jam martuar me të, jo për fëmijë, kur ta shkruaj Zoti do kemi fëmijë. Ne duhemi të dy. I kam thënë që divorcin nuk do t’ia jap, do jem deri në vdekje me të. Sot kam ardhur që ti them që jo vetëm divorcin nuk do ia jap, por nga shtëpia ime nuk do të ikë kurrë. Dua ta falenderoj shumë edhe për sakrificën që ka bërë për familjen time”, tha Nuredini.

Pasi përfundoi, ndryshe nga rubrikat e tjera të “Ka një mesazh për ty” Ardit Gjebrea la Nuredinin duke dëgjuar historinë që do të rrëfente Malvina, e cila mendonte se ishte ajo që e kishte ftuar bashkëshortin. Ajo po ashtu tregoi historinë e dashurisë, humbjen e dy shtatzënive dhe se çfarë e çoi të kërkoj divorcin.

“Arsyeja se përse kam ardhur është se kam ftuar bashkëshortin tim, Nuredinin. Kam 6 vite që jam bashkë me të. Për fat të keq Zoti nuk ka dashur të na gëzojë me një fëmijë deri tani. Pas 6 muajsh martesë unë mbeta shtatzënë dhe nga gëzimi i tepërt Dini edhe nëse ishte në një kafene më merte dhe më thoshte: “Si është bebushi babit”. Por kjo lumturi nuk zgjati shumë. Në vizitën e radhës mjeku më thotë se shtatzënia është ndërprerë dhe duhet të abortoja. E përjetuam shumë keq. Dinin nuk e njoftova që ditën që abortova. Lajmin ia ka dhënë vjehrra. U mërzitëm shumë për muaj të tërë. Nuredini u kthye nga Greqia dhe me mori me vete. Pas 6 muajsh pasi isha larguar më vjen lajmi se babai im kishte ndërruar jetë, por nuk munda të vi për arsye dokumentash. Mamaja ime më tha: Kur nuk erdhe për babain, nëse vdes unë as për mua mos eja. Nuk dua të jesh e pranishme”.

Tani i kemi rregulluar marrëdhëniet. Humbjen e babait e përjetova keq dhe gati kalova në depresion. Ishte bashkëshorti im që u largua nga puna dhe për muaj të tërë ishte pranë meje. Ishte ai që më dha dorën të ngrihesha. Një vit më vonë mbes sërish shtatzënë, nuk e besoja. Mjekët janë të habitur me rastin tim. Unë e çoj shtatzëninë deri në javën e 12-të. Kemi qenë në disa klinika. Dinin sot e kam ftuar ta falenderoj për gjithçka që ka bërë për mua.  Para një muaji për arsye familjare u ktheva në Shqipëri dhe çdo ditë takoja njerëz që më thonin: “Çfarë po bëni… U bënë 5 vite dhe ju akoma nuk jeni bërë prindër. Dini ka moshën të ketë një fëmijë”.

Kalova në një moment që s’po duroja dot dhe i them Dinit  që nuk do të kthehem më në Greqi, kurdo që të kthehesh ne do të bëjmë ndarjen. Ia kërkova këtë sepse e përjetova shumë keq faktin që çdo ditë më pyesnin për këtë gjë. Dini ka shumë dëshirë të ketë një fëmijë”, tregoi Malvina.

Pasi, Malvina përfundoi dhe priste Nuredinin, drejtuesi i emisionit Ardi Gjebrea i tha se bashkëshorti i saj nuk kishte ardhur. E habitur, Malvina mbeti pa fjalë për disa çaste, derisa pas saj Nuredini hyri me një tufë me lule dhe e përqafoi.

Në fund ajo falenderoi bashkëshortin e saj dhe i shprehu publikisht dashurinë.

“Falemindërit për gjithça që ke bërë për mua. Në krahët e tua e kam ndjerë veten si princeshë dhe të dua më shumë se jetën time”, tha Malvina teksa shihte në sy bashkëshortin./tvklan.al

Etiketa: ciftifemijelindje divorcmartese

Ju sugjerojmë

Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 30 maj 2023

30 Maj, 2023 8:05 am
Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 29 maj 2023

29 Maj, 2023 8:08 am
Parashikimi i motit, 11 tetor 2021
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 28 Maj, zbuloni shenjat me fat

28 Maj, 2023 8:23 am
Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 maj 2023

27 Maj, 2023 8:13 am
Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 26 maj 2023

26 Maj, 2023 8:15 am
Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 24 maj 2023

24 Maj, 2023 8:02 am
Si e ndryshoi Instagrami industrinë e turizmit
-Jetë dhe Stil

Si e ndryshoi Instagrami industrinë e turizmit

23 Maj, 2023 9:10 am
Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 23 maj 2023

23 Maj, 2023 8:11 am
Kjo është shenja e horoskopit më e zgjuar sipas astrologjisë
-Jetë dhe Stil

Para, karrierë, dashuri, kjo javë sjell lajme të bukura për çdo shenjë

22 Maj, 2023 1:46 pm
Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 22 maj 2023

22 Maj, 2023 8:11 am
Para
Burg për shqiptarin, tentoi të fuste emigrantë në Britani

Burg për shqiptarin, tentoi të fuste emigrantë në Britani

Pse ka frikë nga viti 2019 Partia Komuniste e Kinës?

Pse ka frikë nga viti 2019 Partia Komuniste e Kinës?

Si parashikohet 2019-a për 12 shenjat? Ndarje për njërën prej tyre

Si parashikohet 2019-a për 12 shenjat? Ndarje për njërën prej tyre












TE FUNDIT

Tensionet në Kosovë/ Kurti për CNN: Nuk ia dorëzoj demokracinë një milicie fashiste

Tensionet në Kosovë/ Kurti për CNN: Nuk ia dorëzoj demokracinë një milicie fashiste
30 Maj, 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke i vendosur për që kryetarët e komunave në Veri të Kosovës të vijojnë punën...

Lexo më shumë

Tensionet në Kosovë/Stresi i gatshëm të shkojë në veri: Le të vinë k*rvat se gati na kanë

Tensionet në Kosovë/Stresi i gatshëm të shkojë në veri: Le të vinë k*rvat se gati na kanë
30 Maj, 2023

Stresi si të gjithë shqiptarët është duke ndjekur situatën në veri të Kosovës, e cila përgjatë ditëve të fundit po...

Lexo më shumë

Vllaznia emëron drejtorin e ri sportiv

Vllaznia emëron drejtorin e ri sportiv
30 Maj, 2023

Klubi i Vllaznisë, pasi siguroi pjesëmarrjen në Kupat e Europës vetëm në javën e fundit të kampionatit, ka emëruar edhe...

Lexo më shumë

FOTO/ Vajza e Monica Bellucci mahnit Romën

FOTO/ Vajza e Monica Bellucci mahnit Romën
30 Maj, 2023

Vajza e aktores së famshme italiane Monica Bellucci, ka mahnitur në rrugët e Romës duke xhiruar një reklamë për markën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com