Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e dhimbshme e kësaj nëne që nuk u dorëzua asnjëherë për të bijën

2018/10/14 at 5:57 PM
në Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia e dhimbshme e kësaj nëne që nuk u dorëzua asnjëherë për të bijën

Në rubrikën “Kam një mesazh për ty” Jorida rrëfeu gjithë kalvarin e dhimbjeve dhe vështirësive të shtatzënisë së dytë. 7 vitesh  pas ardhjes në jetë të fëmijës së parë.

Përmes një bisede, ajo tregoi se mjekët i thanë në fillim se do sillte në jetë një djalë dhe jo vetëm kaq.


“Në muajin e tetë nuk po e ndieja më fëmijën. U bëra merak dhe shkova bëra një eko. Mjeku më tha se fëmija ka vdekur. U shtanga. U mundova ta ngushëlloja veten duke thënë vazhdimisht se ‘ti e ke një fëmijë, mos u mërzit’. Kishim kaq muaj që po e prisnim, por doktori më tha të shkoja ditën tjetër që ta hiqnim. Rrinim të gjithë në heshtje. Të gjithë qanin, njësoj si të kishte vdekur një njeri i madh. I kisha bërë çdo gjë gati.”

Më pas, Jorida tregon për momentin kur teksa të gjithë qanin për humbjen e bebushit, ndjeu diçka që i lëvizi në bark shkruan tv klan.

“Im vëlla mbështeti kokën tek barku dhe vetëm qante. Në atë moment m’u duk sikur diçka lëvizi. Më thanë se ndoshta ishte thjesht fiksimi im, por këmbëngula të shkonim në spital.”

Pasi mjekët kuptuan që bebit i rrihte ende zemra, vendosën ta shtronin Joridën për një muaj në spital, gjendja e të cilës përkeqësohej dita-ditës.

“Më futën në sallën e operacionit. Fëmijën nuk e ndjeva të qante, as nuk ma treguan. Nuk më thanë asgjë. Dija thjesht që po lindja një djalë. Kur nuk qau, mendova se vërtet e kisha lindur të vdekur. Erdhën infermieret më vonë dhe më vunë rripin rozë. Aty u shtanga kur mora vesh që në të vërtetë kisha sjellë në jetë një vajzë.”

Megjithatë ditët sa vinin dhe vështirësoheshin. Gjendja e Joraldës së vogël nuk përmirësohej, aq sa mjekët këshilluan heqjen e aparaturave.

“Ishte thjesht 900g. Nuk ma sillnin pasi doktorët mendonin se mund të mos mbijetonte dhe s’dëshironin që të kisha në kokë imazhin e saj […] I thanë bashkëshortit që ta merrnim në shtëpi, pasi nuk kishte shpresa. Ai këmbënguli që të mos ia hiqnin oksigjenin. Nuk donte të vdiste nga ne, por nga Zoti.”

Por gjërat duket se u përmbysën. Pavarësisht se ishte vetëm 900g dhe foshnja nuk ushqehej me qumësht, por me sondë, familja e Joridës nuk i humbi shpresat. Për gati 3 vite, Alda e vogël nuk vishte rroba të moshës së saj pasi ishte shumë e vogël.

“Nuk e mendoja se do isha kaq e fortë. E quaj vajzën bekim të Zotit, pasi doktorët nuk më dhanë shpresë.”

Vajza festoi 5-vjetorin plot ngjyra, me personazh surprizë Erik Lloshin, idhullin e saj, me ndihmën e “E diela shqiptare.

Etiketa: joridanenevajze


Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
-Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025 10:42 am
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Para
Video/ Historia prekëse e të moshuarit që qan në pritje të një telefonate

Video/ Historia prekëse e të moshuarit që qan në pritje të një telefonate

Ja përse thinjen flokët

Ja përse thinjen flokët

Foto-Lajm/ Trafik i rënduar në unazë, qindra makina të bllokuara

Foto-Lajm/ Trafik i rënduar në unazë, qindra makina të bllokuara
















TE FUNDIT

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College
16 Tetor, 2025

Një arritje historike dhe një nder i jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës dhe gjithë kombin shqiptar. Ministri i Mbrojtjes së...

Lexo më shumë

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin
16 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Një punëtor ndërtimi dyshohet se ka rënë nga lartësia...

Lexo më shumë

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
16 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka dërguar në Kushtetuese dokumentacionin për shkarkimin e Erion Veliaj. Në dokumentet që Këshillimi i Ministrave ka...

Lexo më shumë

Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes

Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes
16 Tetor, 2025

Kërkesa e Presidentit Bajram Begaj për t’i ndërprerë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata vendosi: Njëzëri,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com