Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori njerëzore/ Flamur Kullolli, njeriu me një dorë që kërkon të sfidojë Steve Jobs

2016/10/23 at 12:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Histori njerëzore/ Flamur Kullolli, njeriu me një dorë që kërkon të sfidojë Steve Jobs

Historia e pabesueshme e 46 vjeçarit nga Elbasani që riparon smartfonët vetëm me dhëmbë.


Jeta e tij mori një kthesë dramatike që kur ishte fëmijë 11 vjeç. Më 20 prill të vitit 1983 fëmijët e fshatit të thellë malor të  Poroçanit në Gramsh kishin gjetur një bombë e cila kish mbetur aty që nga koha e pushtimit Italian.

Flamur Kullolli ishte fëmija më çapkën i lagjes. Kurioziteti se çfarë fshihej brenda sferës metalike e ka shtyrë që ta qëllojë me gurë. Dhe…tragjedia ka ndodhur. Ai humb plotësisht njërën dorë dhe pothuaj edhe dorën tjetër ku mbesin vetëm shenjat e dy gishtave.

“Ishin shumë të gëzuar atë ditë. Kishim gjetur një sferë metalike dhe unë isha kurioz se çfarë fshihej brenda saj. Mora një gurë dhe e qëllova. Dëgjova një shpërthim të fuqishëm sa më buçitën veshët. Kaq mbaj mend. Më vonë më treguan se kisha qëndruar 10 ditë në koma dhe 3 muaj në spital. Kirurgët më kanë bërë shumë ndërhyrje kirurgjikale në duar trup e fytyrë. Bënë mrekullinë që më mbajtën në jetë. Falenderoj Zotin që jam ende gjallë. Miq të përjetshëm mbeten dy mjekë që u kujdesën për mua, Qemal Zani dhe Njazi Fejzo. Këtu nis të marrë kthesë jeta ime”.

jobsss

Pasi shërohet qëndron në fshat. Arrin të mbarojë shkollën 8 vjeçare. Por nuk vazhdon më tej. “Isha i gjymtuar, por kisha mjaft dëshirë shkollën. Nuk më dhanë asnjë bursë edhe pse isha aksidentuar. Më thanë se kisha biografi të keqe. Punë dreqi. Më plagosën për së dyti”.

Megjithatë shteti tregohet pak “bujar” me Flamurin. E sistemojnë në punë në postën e fshatit Mlizë në Elbasan. Më vonë vjen dhe punon po në postë në qytet. Por Flamuri kishte ngacmime të mëdha. Nuk mund ta pranonte të ishte i “nënshtruar” dhe të shpërblehej aq pak.

“Mora një vendim. Emigrova në Greqi. Ndonëse aftësitë fizike i kisha të kufizuara, ika. Mbërrita në Athinë ku qëndrova për 13 vjet. Nuk me jepnin punë sepse isha pa duar. Por unë nuk mund të rrija kot. Ndryshe do vdisja për bukë. Kisha dëshirë të bëja çdo punë. Por…merret me mend. Një ditë vendosa të merrem me riparimin e celularëve. I bëra mirë llogaritë se si do ta bëja këtë punë. Nuk kërkon lodhje fizike por vetëm kombinime thashë me vete. Dhe nisa të vë në punë mendjen. Me se do ti mbaj, si do ti zbërthej, ku do ti vendos, si do ti ngjis pjesët etj. Mu duk e vështirë, por prapë interesante. Nga dita në ditë më ziente dëshira për ta nisur atë punë ndonëse ajo kërkon përgatitje dhe specializim. Dhe ashtu bëra. Në fakt më ndihmuan disa grekë që ndërmjetësuan në dyqane riparimi. Fillimisht më mbanin si ndihmës, pastaj më merrnin me orë. I shikoja me vëmendje se si riparonin dhe mbaja mend. Bëhet fjalë për vitin 1996 kur ende ishin në qarkullim celularët e parë jo të përparuar si sot. Por gjithsesi të ndërlikuar. Mësova shumë aty dhe pastaj mendova të hap një biznes timin. Në vitin 2006 u ktheva në Shqipëri. Hapa një dyqan tek rruga e Cërrikut në të dalë të Elbasanit aty ku sot ndodhet tregu industrial. E kam pasur të vështirë, veçanërisht me mosbesimin. Por ata që sillnin celularët tek unë mbetën të kënaqur dhe nuk më ndërruan më kurrë. Ju siguroj që nuk e bënë për lëmoshë. Sepse ata sollën të tjerë, të tjerët ë tjerë e kështu kam pasur punë pa mbarim”.

jobs22

Ajo që të mahnit tek ky njeri është fakti se ai “ka harruar se çfarë janë duart”. “Nuk mbaj mend se si duhet të jesh me dy duar. Natyrisht njerëzit me dy duar duhet ta kenë më të lehtë se unë. Por po të vësh mendjen në punë gjithnjë ka një zgjidhje. Për mua është absolute. Nëse njeriu vuan bëhet diçka në jetë. Vë mendjen në punë pasi nuk ka zgjidhje tjetër për të mbijetuar. Dhe kështu ndodhi me mua. Rregullimi i celularëve kërkon precizion. Është nanoteknologji e cila nuk të lejon të gabosh as me të qintën e milimetrit. Por unë arrij të riparoj. Kështu me dorën e majtë që është krejtësisht e prerë e përdor për funksion mbrojtës dhe mbështetës, gojën për të zbërthyer pajisjet dhe gishtat e mbetur të së djathtës për të kryer punime. Megjithatë dhëmbët luajnë rolin kryesor. Duart thjeshtë janë ndihmëse në këtë rast”.

Teknologjia smartphone ia ka vështirësuar pak punën. Megjithatë ai e ka pranuar sfidën. Nuk ka gjë që nuk arrin njeriu. “Arsimimi bën të vetën. Jam duke u përpjekur të vazhdoj shkollën. Në anglishte gjithashtu kam vështirësi. Por unë sërish ia dal me teknologjinë. Është një sfidë e përjetshme. Sa të jem gjallë teknologjia nuk ka për të më mundur”.

I pyetur nëse ai e njihte Steve Jobs-in, Flamuri shprehet me humor: Ah, është kolegu im!

Flamur Kullolli është i kënaqur me punën që bën. “ Jam i kënaqur me punën. Siguroj të ardhura sa për të mbajtur familjen. Dihet që në Shqipëri nuk është se paguajnë mirë. Por sërish kënaqem pasi kam mjaft myshteri”.

jobs33

Megjithatë punë pa sakrificë nuk ka. Flamurit i është dashur të përfundojë disa herë në spital për shkak të vështirësive të profesionit. “Aty ku punoj qarkullojnë mjaft automjete. Pluhuri i madh. Por ajo çfarë më shqetëson është se unë punoj me dhëmbë. Pra vë në funksion gojën. Celularët kanë shumë mikrobe pasi kalojnë dorë më dorë. Jam sëmurë disa herë dhe mjeku më ka thënë se e kam nga puna”.

Megjithatë ai jeton me dinjitet. Paguan rregullisht taksa. Askush nuk e favorizon pse është i gjymtuar. As vetë se do këtë privilegj. Thjesht kërkon konkurencë të ndershme.

Flamuri ka tre djem. I madhi është 20 vjeç, i mesmi 18 dhe më i vogli 16. Ai dëshiron që profesionin e tij ta vazhdojë njëri nga djemtë. “Djali i madh më ndihmon në dyqan. Dëshiroj që profesionin tim ta vazhdojë ai. I dyti është në Itali. Atij i pëlqen të bëhet futbollit. Është regjistruar në një ekip në Rimini. Ndërsa i treti ende nuk e ka zgjedhur”.

Kjo ishte historia e Flamur Kullollit, njeriut pa duar që rregullon me dhëmbë smartfonë. Fundja çfarë kishte më tepër se ai Steve Jobs-i? infoelbasani.al



Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
Foto lajm/ Zbulohet lidhja e re e Skivit me stërmbesën e heroit Skënderbe

Foto lajm/ Zbulohet lidhja e re e Skivit me stërmbesën e heroit Skënderbe

Paparaci/ Elvis Roshi shëtit në ish-Bllok, Blushi i zë rrugën eskortës së Ramës

Paparaci/ Elvis Roshi shëtit në ish-Bllok, Blushi i zë rrugën eskortës së Ramës

Çmimi i Madh i Amerikës/ Ecclestone: Më mirë për F1 nëse kampion shpallet Hamilton

Çmimi i Madh i Amerikës/ Ecclestone: Më mirë për F1 nëse kampion shpallet Hamilton
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}