Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori njerëzore/ Dua të shes veshkën…!

2016/04/13 at 11:26 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Histori njerëzore/ Dua të shes veshkën…!

Gruaja më kërkoi ta takoja personalisht. Ashtu bëra. Sapo u prezantuam, e pyeta se çfarë e mundonte: “Dua të shes veshkën”- më tha. Unë, që nuk e prisja këtë pohim, por nga ato që dëgjoj çdo ditë, ngriva dhe e ripyeta. Thashë mos e kisha dëgjuar gabim. “Kam nxjerr në ankand veshkën. Dua ta shes”. Ishte e saktë ajo që kisha dëgjuar. Por s’e prisja nga një grua e fisme.


Një zonjë e mbajtur me plot dinjitet. Dhe ndoshta vitet që i kishin mbetur dëshironte të jetonte si e tillë. Ndaj kishte marrë atë vendim. Të shiste njërën veshkë dhe me të hollat të lante borxhin. Pjesën tjetër, më tha, do ta përdorte për veshje e ushqim… Kjo që po ju tregoj është një realitet. Sado i trishtë të duket. Unë do t`i përmbahem premtimit që i bëra. Ajo kërkoi ta publikoja historinë me iniciale. Dhe intervistën dhe fotot të mos ja nxirrja me fytyrë. “ Më vjen zor”-më tha. Më njohin. Unë jam elbasanllije dhe nuk dua të më mëshirojnë”.

M.D. është 53 vjeçe dhe jeton në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Banon e vetme. Deri vonë i ka shërbyer të atit të saj. Ka punuar mbi 20 vjet në arsim. Por tashmë ka mbetur e papunë. “Isha tek qendra arsimore. Nuk e di arsyen pse më hoqën. U bënë disa vite. Edhe shkëputjen nuk ma kanë dhënë. Jam interesuar se përse dhe nuk më japin asnjë përgjigje. Kam shkuar edhe te privatët. Por nuk më marrin. Kërkojnë vajza të reja. Unë tani jam 53 vjeçe”. Por çfarë e detyron këtë zonjë që të nxjerrë në ankand veshkën e saj? Historia zë fill 25 vite më parë.

“Ndodhem në një proces gjyqësor që para 25 vitesh. Pas seancash pa mbarim, sivjet arrita ta përfundoj. Dhe e fitova. Bëhet fjalë për shtëpinë ku banoj. Isha në konflikt me pronarin, por unë banesën e kam të trashëguar me tapi nga babai. Para tre muajsh gjykata më dha të drejtë. Por duhet që të kompensoj pronarin. I detyrohem 4 milion lekë (të vjetra). Me ca letra shkon edhe më shumë. Unë nuk kam ku t’i gjej të hollat. Ju thashë: Në punë nuk jam. Privatët nuk më marrin. Kam 7 vjet që shkoj sa te një motër, te një tjetër. Por ato kanë hallet e tyre. Më vjen zor, nuk dua t’u bëhem barrë.

Nuk kanë të holla të më ndihmojnë. Nuk mund t’u bie më në qafë”. Zonja duket se ka kaluar periudhë të vështirë këto tre muaj. “E kam vrarë mendjen. Nuk më zinte gjumi. Më në fund e gjeta një zgjidhje. Vendosa të shes njërën veshkë. Me ato para do të shlyej borxhin dhe pjesën tjetër do ta mbaj të ushqehem e të vishem. Mua edhe disa vite më kanë mbetur. Përse të mos jetoj si gjithë të tjerët. Kam dëgjuar se me një veshkë njerëzit kanë kaluar një jetë të tërë. Po. Po. Një ditë isha në një mort dhe po tregonin se dikush aty kishte jetuar vite të tërë me gjysmë veshke.

Thashë, përse të mos e shes njërën e të jetoj si njeri. Unë jam një grua e shëndetshme. Kurrë në jetën time nuk kam pasur një sëmundje. Pastaj ka mjekë. Le të më kontrollojnë. Jam e gatshme të bëj çdo analizë. Jam e gatshme të jap veshkën më të mirë. Le ta marrin se shpëtoj një jetë tjetër por edhe vetë jetoj mirë ama”. Gruaja nuk ka asnjë peng për vendimin që ka marrë. “Për mua, kjo është rruga më e drejtë. Unë nuk kam asnjë pishman. Ndoshta nuk i bëj mirë vetes, shëndetit. Megjithatë nëse do ma kërkojnë t’ia dhuroj do ta bëj pa hezitim. E kam ndarë mendjen”.

“Nuk di nëse më lejon ligji të shes veshkën”

M.D. ende nuk e di se a e lejon ligji dhe se në Shqipëri mund të nxirret një veshkë në ankand. “Kam dëgjuar për transplante veshkash. Nuk di në ligji e lejon që të shitet ky organ. Po përse të mos e bëj. Kjo është veshka ime. Unë po e shes pse dua të jetoj. Me të shpëtoj gjithë organet e tjera. Qenien time. Thjesht vazhdoj të jetoj”. Ajo gjithashtu se di se sa mund të përfitojë nga ankandi i një veshke. Se sa është vlera reale e saj. “Do të shoh ofertën më të mirë. Me ato të holla dua të shlyej borxhin. Nuk dua të iki nga kjo botë pa e larë. Dhe me ato që teprojnë, u thashë që dua të vazhdoj jetën me dinjitet. Pa u lutur, zvarritur e nëpërkëmbur. Nuk mund ta pranoj atë realitet”. I premtova se do ta përcjell mesazhin ku të mundem. Ndonëse, thellë-thellë, për motivet që më tregoi, dëshiroj që veshka të mbetet në trupin e saj. /Marrë nga gazeta Shekulli. Autori: Fatos Salliu



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
LSI sulmon përsëri ndërtimin e këndit të lojërave tek Parku i Liqenit

Nishani tek Parku i Lodrave. Inspektim apo çfarë?

Video/ Renee lexon libra si të bëhet e pasur

Video/ Renee lexon libra si të bëhet e pasur

Referendumi/ Blushi: Rilindja po grabit, rrezik për vendin

Referendumi/ Blushi: Rilindja po grabit, rrezik për vendin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}