Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hije skandali/ Si u dhanë 2 mln euro për të mbrojtur Shqipërinë në gjyqin me Becchetin?

2016/01/20 at 1:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hije skandali/ Si u dhanë 2 mln euro për të mbrojtur Shqipërinë në gjyqin me Becchetin?

TIRANE- Qeveria shqiptare ka dhënë me një të rënë të lapsit plot 2 milionë euro një studioje ligjore britanike për të mbrojtur Shqipërinë në procesin gjyqësor me Francesco Becchettin.

Sipërmarrësi italian që ngriti edhe një TV në Shqipëri u akuzua nga prokuroria shqiptare për pastrim parash dhe evazion fiskal. Becchetti e çoi çështjen në arbirazh ndërkombëtar dhe qeveria mori masa për tu mbrojtur në këtë gjyq.

Pyetjet që shtrohen janë të shumta. E para: Si u përzgjodh studioja ligjore ‘Wragge Lawrence Graham & Co LLP’ që do të bëjë avokaten e Shqipërisë në këtë gjyq? Cila është procedura e seleksionimit të studiove ligjore? Avokatura e Shtetit e ka bërë përzgjedhjen në fshehtësi të plotë.

E dyta: Shuma prej 2 milionë eurosh, relativisht e lartë, lë sërish hije dyshimi?

E treta: Kush fshihet pas kësaj studioje, kush negocioi me Qeveria shqiptare, a fshihen sërish Blerët? A ka avokatë shqiptarë të përfshirë në këtë çështje? Këtyre pyetjeve duhet tu japër përgjigje Qeveria shqiptare, për të bërë transparencë për mënyërn se si shpenzohen lekët e buxhetit të shtetit.

Vendimi 

Sipas një vendimi të datës 9 dhjetor 2015 që u zbulua nga mediat, studios avokatore që do të përfaqësojë Shqipërinë në arbitrazh do t’i paguhen 1.95 milionë euro, një prej shifrave më të larta të paguara deri më sot nga shteti shqiptar. Megjithëse është marrë  para më shumë se një muaji, vendimi është publikuar vetëm dje në Fletoren Zyrtare.

“Këshilli i Ministrave vendosi Autorizimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë që, nëpërmjet Avokaturës së Shtetit, të lidhë shtesë kontrate, me firmën avokatore ‘wragge Lawrence Graham & Co LLP’, thuhet në vendim.

Gjyqi

Biznesmeni italian Francesco Becchetti, ndaj të cilit Prokuroria ka kërkuar arrest dhe sekuestër të aseteve, pas dyshimeve për pastrime parash dhe evazion fiskal, po kërkon të fitojë “në tavolinë” 160 milionë euro nga shteti shqiptar, nëpërmjet kompanive të krijuara prej tij dhe të drejtuara nga familjarë e bashkëpunëtorë, ndërkohë që nuk ka realizuar as projektin energjetik, për të cilin erdhi në Shqipëri 18 vjet më parë.

Shteti shqiptar ndodhet në gjyq arbitrazhi ndërkombëtar me disa nga këto kompani, në dy procese të ndryshme. Fjala është për problem që lidhen me mosrealizimin e dy koncesioneve të dhëna disa vite më parë.

Kompanitë e Albaniabeg ambient sh.p.k., Angelo Novelli and Costruzioni S.R.L. kanë hedhur në gjyq Qeverinë shqiptare, duke i kërkuar 150 milionë euro dëmshpërblim për mosrespektim të kontratës për djegien e plehrave të sjella edhe nga Italia.

Ndërsa gjyqi tjetër ka të bëjë me mosndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit mbi Vjosë nga kompania Hydro Srl. Shtetit shqiptar i kërkohet të paguajë një shumë prej 10 milionë eurosh për TVSH­në lidhur me këtë projekt.

Ju sugjerojmë

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Para
Ekskluzive ‘Protothema’/Vjehrri i shqiptarit që vrau gruan: Ja ku e kemi parë Klodin Lesin

Ekskluzive 'Protothema'/Vjehrri i shqiptarit që vrau gruan: Ja ku e kemi parë Klodin Lesin

Itali, kapet kokainë me vlerë miliona euro, të përfshirë shqiptarët

Itali, kapet kokainë me vlerë miliona euro, të përfshirë shqiptarët

Hashim Thaçi dënohet me 80 euro gjobë

Hashim Thaçi dënohet me 80 euro gjobë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e...

Lexo më shumë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
3 Korrik, 2025

Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com