Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetimi për vrasjen e presidentit, SHBA e gatshme të ndihmoj Haitin

2021/07/13 at 11:54 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimi për vrasjen e presidentit, SHBA e gatshme të ndihmoj Haitin

Shtetet e Bashkuara janë duke ndihmuar Haitin në hetimet për vrasjen e presidentit, Jovenel Moise, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit.


Shtëpia e Bardhë ka lënë të hapur mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake, me kërkesë të Haitit.

Departamenti amerikan i Drejtësisë, ka thënë se ai, bashkë me agjenci tjera qeveritare në SHBA, janë duke i ndihmuar policisë në Haiti “me kërkesë të Qeverisë haitiane”.

“Zyrtarët amerikanë kanë kryer një vlerësim fillestar në Haiti. Departamenti do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë haitiane në rishikimin e fakteve dhe shkaqeve që lidhen me këtë sulm rrënqethës”, ka thënë Departamenti i Drejtësisë përmes një deklarate.

Në të është thënë edhe se Departamenti do të hetojë nëse është shkelur ndonjë ligj amerikan.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se SHBA-ja është ende duke analizuar kërkesën e bërë nga kryeministri në detyrë i Haitit, për dërgim të trupave amerikane atje, me qëllim të ofrimit të ndihmës për sigurim të aeroportit dhe infrastrukturës tjetër, pas vrasjes së presidentit Moise javën e kaluar.

Ajo ka thënë se, ndonëse administrata Biden nuk ka hedhur poshtë mundësinë e dërgimit të trupave, udhëheqësia politike në Haiti mbetet e paqartë.

Zyrtarët amerikanë kanë udhëtuar në Haiti më 11 korrik, për të analizuar situatën, si dhe janë takuar me tre politikanë, të cilët kanë dhënë arsye të ndryshme pse duhet marrë pushtetin.

“Çfarë ka qenë e qartë në këtë udhëtim është se ka mungesë të qartësisë për të ardhmen e udhëheqësisë politike”, ka thënë Psaki.

Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka thënë gazetarëve se administrata e tij “është duke shikuar nga afër” zhvillimet në Haiti.

“Njerëzit e Haitit meritojnë paqe e siguri, dhe liderët politikë në Haiti duhet të bëhen bashkë për të mirën e shtetit”, ka thënë Biden.

Moise, 53-vjeçar, ësjtë qëlluar në orët e para të mëngjesit të 7 korrikut në rezidencën e tij, derisa gruaja e tij Martine, është e plagosur rëndë.

Kryeministri në detyrë, Clause Joseph, ka thënë se tani është në krye të shtetit, i cili nuk ka parlament aktiv dhe ka dështuar të mbajë zgjedhjet legjislative në tetor të vitit 2019.

E drejta e Joseph për të udhëhequr shtetin është sfiduar nga dy politikanë tjerë, kryeministri i nominuar më parë, Ariel Henry dhe presidenti i Senatit, Joseph Lambert.

Autoritetet në Haiti kanë thënë se një grup vrasësish, duke përfshirë 26 kolumbianë dhe dy haitianë-amerikanë, kanë kryer vrasjen./REL

Etiketa: haitiPresidentRELshbavrasje


Ju sugjerojmë

50 milionë euro mashtrime me call center,Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën
Kronikë

50 milionë euro mashtrime me call center,Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

6 Korrik, 2026 1:24 pm
SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
Bota

Trump dikton kushtet për NATO, çfarë do të diskutohet në Samitin e Ankarasë?

6 Korrik, 2026 1:22 pm
Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet
Sport

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet

6 Korrik, 2026 12:03 pm
Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme
Kryesore

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme

6 Korrik, 2026 12:00 pm
“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?
Kryesore

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

6 Korrik, 2026 11:37 am
Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar
Bota

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar

6 Korrik, 2026 9:53 am
Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues
Bota

Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues

6 Korrik, 2026 8:41 am
126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë
Bota

126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë

6 Korrik, 2026 8:39 am
Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv
Aktualitet

Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv

6 Korrik, 2026 8:36 am
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Aktualitet

“Kundërshtarëve të mi”/ Rama mesazh me vargjet e Dritëro Agollit

6 Korrik, 2026 8:34 am
Para
Helmimi masiv në Deçan, shpallet gjendja e emergjencës

Helmimi masiv në Deçan, shpallet gjendja e emergjencës

Fier/ Tërhoqi zvarrë qenin e lidhur pas makinës, procedohet 50-vjeçari

Fier/ Tërhoqi zvarrë qenin e lidhur pas makinës, procedohet 50-vjeçari

“Opinion”/ Çfarë do të thotë të jesh femër në trevat shqiptare?

“Opinion”/ Çfarë do të thotë të jesh femër në trevat shqiptare?
















TE FUNDIT

50 milionë euro mashtrime me call center,Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

50 milionë euro mashtrime me call center,Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën
6 Korrik, 2026

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Granit Pepnika, i cili u arrestua pak...

Lexo më shumë

Trump dikton kushtet për NATO, çfarë do të diskutohet në Samitin e Ankarasë?

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
6 Korrik, 2026

Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen në Ankara për një samit të martën dhe të mërkurën, mes presionit nga Presidenti...

Lexo më shumë

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet
6 Korrik, 2026

FBI ka raportuar se që nga nisja e Kupës së Botës më shumë se 600 dronë që fluturonin mbi hapësirën...

Lexo më shumë

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme
6 Korrik, 2026

Një program financimi prej 250 milionë eurosh për përgatitjen e biznesit për në tregun europian do të hyjë në zbatim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}