Aktualitet

Hetimi i SPAK për krimet zgjedhore, Kim:Prokurorët të bëjnë të njëjtën gjë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:57 - 27/04/21 |
Opi Nion

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas njoftimit se SPAK është duke hetuar disa krime zgjedhore lidhur me fushatën zgjedhore të 25 prillit.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Kim e vlerëson SPAK për këtë vendim, teksa nxit dhe Prokurorët të bëjnë të njëjtën gjë.

Sipas saj ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e votës duhet të ndiqen penalisht.

Shumë mirë që shoh njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin.”- shkruan Kim./Opinion.al

Pas