Kronikë

Hetimi i SPAK, aksion i befasishëm në banesat e 7 zyrtarëve të Kadastrës Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:52 - 09/11/21 |
Opi Nion

Banesat e 7 zyrtarëve të Kadastrës së Durrësin kanë qenë subjekt i një kontrolli të befasishëm. Ky aksion është ndërrmarë me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Lajmi është dhënë nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se kontroll është ushtruar edhe në banesën e ish-regjistruesit të këtij institucioni, Bedri Luku.

Aksioni vjen pas një hetimi nga ana e Prokurorisë së Posaçme,  SPAK që lidhet me çështjet e pronave.

Ende nuk dihet nëse ka zyrtarë të arrestuar apo jo, ndërsa pritet që detajet të zbardhen në vijim.

Pas