Aktualitet

Hetimet, vrasja në Linzë për borxhet me fajde


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 01:20 - 13/11/15 |
b.f

TIRANE- Kjo foto është marrë vetëm pak caste para vrasjes së 30 vjecarit Enton Nika pak pas mesdites së të mërkurës në parkimin e restorant Muraga në zonën e Linzës.

Ky moment është fiksuar nga kamerat e sigurisë, pamjet e të cilave u kanë shërtbuer hetuesve për të identifikuar autoret e dyshuar. Hetuesit thonë se se, nga kqyrja e kamerave të sigurisë shihet qartë se si është zhvilluar dinamika e ngjarjes në parkimin e restorantit.

Në pamje shihet dhe mometi kur një person nxjerr pistoletën por ende nuk është zbuluar se kush ka qëlluar me një plumb në kokë Enton Nikën. Burime nga policia e Tiranës thonë se tashmë ka një të dyshuar për vrasjen e ndodhur. Ai është shtetasi E.Martinaj ndërsa po punohet për ndalimin e tij.

Burime nga policia thonë se janë shoqëuar 40 persona të cilët mund të kenë dijeni mbi motivet dhe mënyrën se si u zhvillua ngjarja.Sipas bluve pista kryesore ku po hetohet është ajo e borxhit që i plagosur Ismet Gaxherri i kishte shtetasit Martinajt.

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se, shtetasi i dyshuar Martinaj të jetë akoma në Shqipëri, pasi dalja e fundit e tij jashtë vendit rezulton të jetë në 24 gusht të këtij viti.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas