Sport

Hetimet për aksidentin e Kobe Bryant, bie pista e problemeve mekanike


               Publikuar në : 12:21 - 08/02/20 |
el ida

Në më pak se dy javë pas rrëzimit fatal të helikopterit që i mori jetën Kobe Bryant, vajzës së tij 13-vjeçare dhe shtatë personave të tjerë, dihet se mjeti me të cilin po udhëtonte legjenda e Los Angeles Lakers, nuk kishte probleme motorike.

Ky informacion ka dalë nga një raporti paraprak i bërë publik së fundmi. Ekspertët thonë se raporti ka treguar qartë se motorët ishin duke punuar në kohën kur ndodhi aksidenti, kështu që vdekja e një prej basketbollistëve më të mirë në historinë e NBA, nuk lidhet me mos funksionimin e motorit të helikopterit.

Hetuesit e Administratës Federale të Aviacionit si dhe ata të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit pritet të përqendrohen tani në pistën tjetër kryesore, atë të kushteve të motit.

Autoritetet lokale në Kaliforni kanë theksuar se shikueshmëria ditën e aksidentit ishte shumë e ulët dhe sipas tyre mjegulla e dendur ka bërë që piloti të mos ishte i vetëdijshëm rreth rrezikut që u kanosej.

Këtë e konfirmon edhe biseda e fundit në radio me kullën e kontrollit, ku vetëm pak çaste përpara se helikopteri të zhdukej nga radarët, operatori e paralajmëronte pilotin se po fluturonte në kuotë shumë të ulët.

Helikopteri Sikorsky S-76 u përplas të dielën në Calabasas, në Kaliforni në një kodër afro 500 metër të lartë, teksa udhëtonte me shpejtësi 300 km/h dhe po zbriste me mbi 1200 metër në minutë./Opinion.al

Pas