Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Heshtja e armëve në Dhërmi

2018/07/08 at 1:05 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush ja ngre nervat Edi Ramës?

Nga Desada Metaj


Ajo që ka ndodhur mbrëmë në një nga lokalet më të njohura të jugut të Shqipërisë mund të konsiderohet pa frikë si një skandal dhe kambanë alarmi për mungesën e rendit në Shqiperi. Situata bëhet më shqetësuese, kur policia me anë të një deklarate gjysmake përpiqet të fsheh ngjarjen dhe të vertetat e saj. Le t’i marrim me radhë ato që kanë ndodhur.

Së pari; Policia ende nuk ka asnjë emer të personave që kanë qëlluar mbrëmë me armë në një lokal ku ndodheshin me qindra njerëz, dëshmitë e të cilëve në rrjetet sociale flasin për përjetimin e një akti terrorist. Kaq të vështirë e ka policia jonë të deklarojë emrat e personave të përfshirë në një sherr banal ku janë përdorur dhe armë zjarri?

Së dyti; Në nje vend aq popullor, policia ka mbërritur në vendngjarje me vonesë, duke mos marrë asnjë masë për qetësimin e situatës dhe shoqërimin e personave përgjegjës. Përkundrazi, duke u fshehur pas një deklarate të thatë, Ministria e Brendshme as nuk pohon tmerrin që kanë perjetuar frekuentuesit e lokalit, qytetarë dhe familjarë që janë gjendur në mes të shkëmbimit të zjarrit. A thua se jetojmë në një vend që drejtohet nga bandat.

Së treti; Edhe pasi kanë kaluar gati 12 orë, mungon një reagim serioz për këtë ngjarje të rëndë, ku denoncimet vijnë nga ish-kryeministri apo persona publikë që kanë qenë për fat të keq dëshmitare të kësaj ngjarjeje.

Së katërti; Kjo jo për faj vetëm të policisë, ndoshta. Një pjesë e mirë e shoqërisë sonë është ndoshta indiferente për këtë ngjarje të rëndë, që cënon sigurinë dhe aq më tepër ndodh në fillim te sezonit turistik, që pretendohet të jetë i suksesshem. Kjo sepse modeli që një pjesë e shqiptareve po përvetesojne, është modeli i “të fortëve” me makina luksoze, që shpenzojnë miliona, që e shfaqin jetën luksoze po aq sa mënyrat e paligjshme të trafiqeve me të cilat e sigurojnë atë. Dhe ky model për fat të keq nuk shihet më nga një pjesë e rinisë si i shëmtuar dhe jo dinjitoz. Por si mënyrë për t’u pasuruar dhe bërë i “famshëm” në rrjete sociale me banditizëm dhe mbrojtje që në të shumtën e rasteve ta siguron vetë shteti.

Kjo është fatkeqesia më e madhe edhe se shkëmbimi i zjarrit mbrëmë në një nga vendet më të populluara me rini, është kambana e alarmit për një shoqëri që po mësohet dalëngadalë me banditizmin, që po e shkatërron veten dhe bashkë me të dhe të ardhmen me modelin e banditëve që kanë dhe mbështetjen e shtetit. Kjo është kambana që mesa duket e dëgjojnë vetëm ata pak shqiptarë që besojnë tek vlerat dhe që e kanë të vështire, në mos të pamundur të përballen me një shtet që mbron kriminelët.


/Opinion.al

Etiketa: desada metajdhermihavana beachHeshtja e armëve në Dhërmikomenteopinionsezoni verorte shtena ne bregdet


Ju sugjerojmë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
Para
Denoncimi i të burgosurve për punonjësin: Na merr para dhe i lë në bixhoz

Denoncimi i të burgosurve për punonjësin: Na merr para dhe i lë në bixhoz

Rrëfimi i gazetarit: Isha një tavolinë larg sherrit me armë, njerëzit vrapuan të tmerruar. Prekja trupin për njolla gjaku

Terrori në lokalin e natës në Dhërmi, policia: I arrestuari është Emiljano Nina

Fotogaleri/Aksident i rëndë në rrugën Fier-Vlorë, autobusi përplaset me makinën luksoze

Aksident në Librazhd, humb jetën një shtetas maqedonas
















TE FUNDIT

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkapitujve të tjerë për anëtarësimin e...

Lexo më shumë

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
14 Korrik, 2026

“Është një super e martë për zgjerimin”, tha Marta Kos duke vlerësuar punën e Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Kos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}