Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Heqja e imunitetit të deputetëve, çfarë parashikon rregullorja e re

2019/01/30 at 11:06 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Heqja e imunitetit të deputetëve, çfarë parashikon rregullorja e re

Komisioni i Ligjeve ka në rend të ditës sot ndryshimin e rregullores përsa i përket ligjvënësve për të cilat Prokuroria kërkon hetim.


Sipas rregullores së re, nëse Prokuoria do të kërkojë hetim për heqjen e imunitetit të një deputeti, provat që ka organi i akuzës duhet tua paraqese edhe anëtarëve të Këshillit të Mandateve.

Sipas draftit të zbardhur nga gazeta “Panorama”, bëhet fjalë për ndryshimin e mënyrës se si deir tani Prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetëve.

“Sipas ndryshimit, kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, kontrollit personal ose të banesës, i paraqitet kryetarit të Kuvendit nga prokurori dhe kërkesa duhet të përmbajë një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën.”

Një tjetër ndryshim që do të shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve është edhe zhvillimi i seancës.

Deri më tani, Prokuroria ka kërkuar arrestimin e deputetëve bazuar në indicie dhe dyshime të arsyeshme. Një tjetër ndryshim ka të bëjë me zhvillimin e seancës. Në nismën e depozituar në Kuvend, nenit 118, i është shtuar një pikë, e cila parashikon që Kuvendi, në seance plenare, për arsye të mbrojtjes së të dhënave, mund të zhvillojë diskutimin me dyer të mbyllura.

Në rregulloren në fuqi të Kuvendit nuk parashikohet mundësia që seanca të zhvillohet më dyer të mbyllura. Krahas kësaj, parashikohet gjithashtu edhe një ndryshim tjetër, i cili vështirëson punën e organit të akuzës në rastet kur kërkon ndjekjen penale të ligjvënësve.

Në rregulloren e re të Kuvendit përcaktohet se: “Shqyrtimi i çështjes në Këshillin e Rregullores, Mandatet dhe Imunitetit, kryhet nëpërmjet një procedure që i garanton deputetit, ndaj të cilit kërkohet autorizimi për procedim, të drejtën për t’u informuar në kohë, për t’u pyetur, për t’u dëgjuar dhe për të bërë pyetje ndaj kërkuesve të autorizimit si dhe për të paraqitur shpjegimet e tij.”

Në përfundim të diskutimit, Këshilli i Rregullores, brenda një jave, harton raportin për në seancë plenare. Raporti rekomandon miratimin ose rrëzimin e kërkesës për dhënie autorizimi për procedim”. Kësisoj, Kuvendi në vetvete merr atributet e një Gjykate, ku vendimin për dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë të një deputeti duhet ta vendosë organi ligjvënës dhe jo Gjyqësori. / Panorama

 

Etiketa: heqja e imunitetitImuniteti i deputetitkomisioni i ligjeve


Ju sugjerojmë

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
Bota

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

28 Shtator, 2025 9:33 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

28 Shtator, 2025 8:01 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Politikë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

28 Shtator, 2025 2:40 pm
Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL
Kryesore

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

28 Shtator, 2025 2:26 pm
Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
Kryesore

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur

28 Shtator, 2025 12:43 pm
“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…
Politikë

Tabaku: Shtrenjtimi i jetesës po e bën të pamundur mbijetesën e familjeve shqiptare

28 Shtator, 2025 11:56 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

28 Shtator, 2025 10:12 am
Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug
Aktualitet

Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug

28 Shtator, 2025 9:42 am
OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”
Bota

OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”

28 Shtator, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

28 Shtator, 2025 8:18 am
Para
Ndryshimi i “Imunitetit”, Alibeaj: Po kërkoni ti ktheni imunitetin Tahirit

Ndryshimi i "Imunitetit", Alibeaj: Po kërkoni ti ktheni imunitetin Tahirit

Basha në takim me banorët: Rama vodhi 4 milion euro nga KESH-i në një ditë

Basha në takim me banorët: Rama vodhi 4 milion euro nga KESH-i në një ditë

Hodhën mobilerinë në erë gjatë natës, kush janë të ndaluarit

Hodhën mobilerinë në erë gjatë natës, kush janë të ndaluarit
















TE FUNDIT

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve
28 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi përmes një postimi në Truth Socia për masakrën e ndodhur të dielën në mëngjes në...

Lexo më shumë

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
28 Shtator, 2025

Të paktën një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur, pasi një person i armatosur kreu një...

Lexo më shumë

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
28 Shtator, 2025

Në mbrëmjen e premierës së operas Traviatta në Teatrin e Operas dhe Baletit ndodhi një incident, me protagoniste sopranon e...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
28 Shtator, 2025

Aksident i rëndë në aksin “Elbasan–Cërrik”, me pasojë 5 të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com