Sociale

Helmohen 12 nxënës në Shkodër nga ushqimi në Fast Food


               Publikuar në : 13:38 - 04/10/19 |
geliano fataj

Të paktën 12 nxënës të shkollës së Postribës në Shkodër kanë përfunduar në spital. Nxënësit kanë shkuar në spital me simptoma helmimi si të vjella, marrje mendsh dhe dhimbje barku.

Sipas policisë së Shkodrës, që iu referohet dëshmisë së familjarëve të tyre, fëmijët kanë konsumuar ushqim në një fast-food, përpara shkollës në qendër të.

Për këtë arsye, thotë policisë janë shoqëruar pronarët e fast food-it për deklarime, si dhe po bëhen verifikimet nga Drejtoria AKU.

Pjesa më e madh e nxënësve janë larguar pasi morën mjekimin e duhur ndërsa disa të tjerë vijojnë të qëndrojnë në spita./ Opinion.al

Pas