Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Helmimi i grave/ Sindikata akuzon: Inspektorët e Punës marrin honorare nga kompani private

2018/05/28 at 10:34 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Helmimi i grave/ Sindikata akuzon: Inspektorët e Punës marrin honorare nga kompani private

13 gra, punëtore të një fasonerie u helmuan ditën e shtunë dhe përfunduan në spital. Ende nuk ka një përgjigje zyrtare mbi shkakun e helmimit dhe pse në fillim u tentua ti lihej ushqimit. Konfederata e Sindikatave reagon duke thënë se punëtorët kanë helmuar nga kimikatet që përdoren në këtë firmë fasone.

“Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë denoncon faktin se ende asnjë nga drejtuesit e firmës fasone “Lovers Albania” ku u helmuan mbi 13 gra nuk është vënë përpara përgjegjësisë, ndonëse po bëhen gati 48 orë që kur ndodhi incidenti”, thuhet në deklaratë.

Burime pranë spitalit të Durrësit na bëjnë më dije se shkak i helmimit dyshohet se janë kimikatet që përdoreshin nga kjo kompani fasone që merrej me qepjen e rrobave ushtarake.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon kompanisë “Lovers Albania” të japë urgjent sqarim publik për këtë ngjarje të rëndë. “Inspektoriati i Punës duhet të mbyllë menjëherë këtë firmë fasone deri në sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Duke parë helmimin masiv të punonjësve Konfederata e Sindikatave denoncon faktin se kjo firmë nuk ka respektuar as kushtet minimale të sigurisë dhe shëndetit në punë. Situata në ndërmarrjet fasone është kritike, kur krahu i punës është më i keq paguari në rajon dhe shteti e ka lënë këtë biznes në mëshirë të disa mashtruesve, që vijnë nga vende të ndryshme të BE nën petkun e biznesmenëve”, thuhet në njoftimin e Konferederatës.

Sakaq, Prokuroria dhe Policia e Shtetit duhet të kenë një reagim publik për këtë ngjarje të rëndë, e cila nuk duhet kaluar në heshtje.

“Kjo është tabloja që sjell mosfunksionimi i Institucioneve Shtetëterore, të cilat në shumë raste janë kthyer në marioneta të kompanive private, ku nuk mungojnë edhe rastet që Inspektorët e Punës marrin honorare nga kompani private”, akuzon konferederata.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Aleanca Gjinore për Zhvillim, e cila thotë:

Në mjediset e shoqërisë “Lovers Albania”, degë e shoqërisë “Lovers Romania”, me administrator një shtetas italian dhe me vendndodhje në Shkozet, Durrës, u helmuan për shkaqe të panjohura mbi 20 punonjëse gra, midis të cilave gra shtatzëna. Për një ngjarje të tillë po hetohet nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me organet kompetente të shëndetit publik. Ne po ndjekim hap pas hapi, zbardhjen e plotë e të shpejtë, të ngjarjes duke patur parasysh që ky nuk është rasti i parë që gratë e vajzat punëtore në fabrikat e tekstileve e këpucëve helmohen masivisht në vendin e punës . Ne po ndjekim grate dhe trajtimin e tyre ne spital dhe do e ndjekim kete ceshtje edhe me tej. Mjaft me helmime ne vendin e punes dhe shkelje flagrante te te drejtave te punetoreve.

/Opinion.al

VIDEO: Dëshmia në spital e punëtoreve të helmuara

Etiketa: durresfasonhelmimkonfederata e sindikatavepunetorerropaqepesi

Ju sugjerojmë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
Kryesore

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

18 Dhjetor, 2025 10:09 am
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Kryesore

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

18 Dhjetor, 2025 9:56 am
Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
Kronikë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

18 Dhjetor, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:25 am
Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

17 Dhjetor, 2025 10:54 pm
A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
-U tha në Opinion

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

17 Dhjetor, 2025 10:44 pm
Para
Pamje spektakolare/ Emigranti kthehet në hero, i shpëtoi jetën fëmijës që varej nga ballkoni

Pamje spektakolare/ Emigranti kthehet në hero, i shpëtoi jetën fëmijës që varej nga ballkoni

Kur humbet njeriun e dashur, Eneda Tarifa na emocionoi me dedikimin prekës

Kur humbet njeriun e dashur, Eneda Tarifa na emocionoi me dedikimin prekës

Prindërit e Marvi Mihalit fitojnë betejën e parë me drejtësinë: Ata që i vranë djalin mbeten në “arrest me burg”

Pas denoncimit të babait, gjykata rikthen në burg bashkëpunëtorët në vrasjen e Marvi Mihalit

TE FUNDIT

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
18 Dhjetor, 2025

Ende pa nisur seanca plenare, disa deputetë të Partisë Demokratike kanë zënë vendet e ministrave në sallë. Në videot e...

Lexo më shumë

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama në një dalje ‘live’ në rrjetet e tij sociale ka reaguar lidhur me ecurinë e procesit të...

Lexo më shumë

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC
18 Dhjetor, 2025

Futbollisti Mario Pineida (33 vjeç) u qëllua për vdekje në qytetin port të Guayaquil të mërkurën, tha ekipi i tij. Guayaquil është bërë një...

Lexo më shumë

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
18 Dhjetor, 2025

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar. Kjo seancë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com