Në pjesën e tretë të mbrëmjes së kësaj të enjteje, emisioni “Opinion” trajtoi historinë e një fabrike, një nga më të mëdhatë në botë të prodhimit të pijeve, që e ka vendndodhjen në Hungari.
Ajo prodhon 18 milion kanaçe në ditë, ku pjesa më e madhe i përkon pijes energjike “HELL”, por fabrika prodhon gjithashtu lëngje frutash, lëngje vitaminoze e të tjera. Investimi është 500 milionë dollarë dhe ka një sipërfaqe prej 80 hektarësh dhe pritet të zgjerohet edhe më shumë me 120 hektarë të tjerë. Fabrika ka vetëm 100 punëtorë sepse çdo gjë është e automatizuar. Mund të themi se fabrika realizon një prej prodhimeve më masive të globit. Nuk mjaftonin 8 orë për të vizituar të gjithë fabrikën, fabrikën më të madhe në Europë.

















