Sport

Hazard nënshkruan për Dortmund


               Publikuar në : 12:53 - 22/05/19 |
Al Do

Dortmundi ka zyrtarizuar blerjen e Thorgan Hazard nga rivalët e Borussia Moenchengladbach.

Hazard i ka kushtuar 28 milion euro nën kampionëve të gjermanisë dhe është goditja e dytë në merkato për verdhekuqtë pas marrjes së Nico Shulz nga Hoffenheim.

Ka qenë vetë belgu i cili ka prezantuar këtë kalim tek Dortmund nëpërmjet një video mesazhi. Ai ka prezantuar gjithashtu dhe fanellën me numrin 8.

Ky ka qenë një sezon mjaft i suksesshëm për vëllain e Eden Hazard, pasi regjistroi 10 gola dhe 10 asistë për skuadrën e tij. I vetmi lojtar me këto shifra ishte Jadon Sancho i Dortmundit.

“Jam mirënjohës për 5 vitet e kaluara tek Monchegladbach dhe kam kujtime të bukura aty. Tani është koha ideale për të hedhur një hap tjetër në karrierën tim. Jam krenar që do të luaj për Borussia Dortmund, është një klub i madh me tifozë të mrekullueshëm”, tha Hazard në prezantimin e tij tek klubi i ri.

Pas