Aktualitet

Harta e Kosovës me flamurin serb, Rama: Hartë leshi, ne jemi një


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:32 - 20/03/21 |
Opi Nion

Pas veprimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç që mbuloi me flamurin e shtetit të tij hartën e Kosovës, ka reaguar Kryeministri Rama. Gjatë vizitës së tij në Kukës, ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të stafit mjekësor nga Kosova, Rama e cilësoi hartën e publikuar nga Vuçiç një hartë leshi.

Duke folur për vaksinimin e mjekëve kosovarë, Rama u shpreh: “U vonua pak po më mirë pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd, duke lozur me kukulla në Facebook. Ne jemi një, e ardhmja dihet për çfarë është. Ne jemi një. Jam shumë i lumtur që e kemi çarë bllokadën. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”./Opinion.al

Pas