Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Haradinaj kryeson listën e AAK, Enver Hoxhaj në krye të PDK

2021/01/16 at 10:29 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Haradinaj kryeson listën e AAK, Enver Hoxhaj në krye të PDK

Partitë politike kanë dorëzuar tashmë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.


Ndoshta pa shumë surpriza, ajo që u vu re në LDK dhe PDK është mungesa e kandidimit të kryetarëve respektivë, Isa Musfata dhe Kadri Veseli.

Ndërsa listën e LDK e kryeson Kryeministri në detyrë Hoti, mungesa e Kadri Veselit që tashmë përballet me Gjykatën e Hagës, ka bërë që nga kjo parti në krye të listës të jetë Enver Hoxhaj, njëkohësisht kandidat për Kryeminstër. Ai pasohet nga Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Xhavit Haliti, Bajrush Xhemaili, Blerta Deliu-Kodra dhe Abelard Tahiri.

PDK nëpërmjet një komunikate, thotë se lista e kandidatëve për deputetë të partisë së rimëkëmbjes, PDK është përfaqësimi më i mirë qytetar në këto zgjedhje.

“Me vendim të plotë të kryesisë, është votuar dhe mbështetur lista e PDK-së ku përfaqësohen të gjitha komunat e Kosovës; profesionet e shumta; moshat dhe identiteti i vërtetë i PDK-së që buron nga lufta çlirimtare.Nga 110 kandidatë, 12 prej tyre janë nën moshën 30 vjeçare dhe 41 nën moshën 40 vjeçare – që flet për freskinë dhe vendosmërinë e PDK-së për ti ofruar të rinjve dhe qytetarëve vizionin dhe ekipin më të mirë të rimëkëmbjes. Mbi 50% e kandidatëve garojnë për herë të parë në listën për deputetë. Sikurse është zotuar, PDK-ja për herë të parë përfshinë në listën e saj për deputetë personalitete të çmuara të diasporës, si dhe nga Lugina e Preshevës. Ata do të jenë zëri më përfaqësues i tyre në legjislaturën e ardhshme.

Njëkohësisht edhe AAK e kryesuar nga Ramush Haradinaj ka bërë publike listën e kandidatëve.

Është vetë Haradinaj që përmes një publikimi në Facebook, shprehet se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me një listë që përbëhet prej grupmoshave të ndryshme, duke respektuar kuotën gjinore, të rinj e të reja të cilët kanë arritur të mirëpërgatiten profesionalisht në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Ndër ta janë Doktorë Shkence, Specialistë të Mjekësisë, Profesorë Universitar, Juristë e Ekonomistë, Politologë e Sociologë, Arkitektë e Inxhinierë, e po ashtu përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe Diaspora.

Dy e treta e listës përbëhet nga kandidatë që për herë të parë sfidohen në garën zgjedhore”, shkruan Haradinaj I cili prin listën. Pas tij renditen Shemsedin Dreshaj dhe më pas Time Kadriaj dhe Bekë Berisha./Opinion.al

Etiketa: enver hoxhajharadinajkandidatekosovezgjedhje


Ju sugjerojmë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Para
Biden fiton në Arizona, demokrati i dytë në më shumë se 70 vite

Joe Biden do të firmosë dekretet e para që në 20 Janar, çfarë parashikohet

Vendet europiane – Iranit: Uraniumi i metalit, implikime serioze ushtarake

Vendet europiane - Iranit: Uraniumi i metalit, implikime serioze ushtarake

Më shumë se 70 mijë vdekje që nga nisja e pandemisë, Franca shton masat

Më shumë se 70 mijë vdekje që nga nisja e pandemisë, Franca shton masat
















TE FUNDIT

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}