Rajoni

Haradinaj: Do të dorëzoj mandatin e deputetit


               Publikuar në : 20:28 - 15/10/19 |
Opi Nion

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës është shprehur se pas konstituimit të parlamentit ai do të jap dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës doli në vendin e katërt në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke fituar 11.57 për qind.

Sipas “Gazetaës Express”, Haradinaj nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë, ndërsa edhe më parë ai është larguar nga Kuvendi.

“Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës” ka thënë Haradinaj.

Ramush Haradinaj u bë kryeministër në shtator të viti 2017 duke e mbajtur këtë post deri në korrik të këtij viti, kur ai dha dorëheqjen./ Opinion.al E.Xh.

Pas